LAJMI I FUNDIT:

Manxhuka i reagon deputetes së LDK-së: Nuk ka ndërruar qeveria, ka ndërruar Doarsa

Manxhuka i reagon deputetes së LDK-së: Nuk ka ndërruar qeveria, ka ndërruar Doarsa

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë për atë që ajo e quan “përdorim të propagandës për të fshehur realitetin e korrupsionit dhe lirisë së medias në Kosovë”, e në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Manxhuka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nuk ka ndërruar Qeveria, por Doarsa.


Sipas tij, Kica dikur krenohej vetë për atë që sot e quan propagandë.

Kica: Qeveria po manipulon me të dhënat në mënyrë të qëllimshme
Lexo po ashtu Kica: Qeveria po manipulon me të dhënat në mënyrë të qëllimshme

“Nuk ka ndërruar qeveria. Ka ndërruar Doarsa. Diçka për të cilën krenohej vetë, sot e quan propagandë. Në fund ajo ka zgjedhur që të rreshtohet me ata që, siç thoshte ajo vetë, për vitin 2020 e rendisnin Kosovën në një grup me vendet me nivele të larta të korrupsionit”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ndryshe, në një video të publikuar në faqen e LDK-së në Facebook, Doarsa Kica u shpreh se Qeveria po manipulon me të dhënat në mënyrë të qëllimshme për të paraqitur një imazh tërheqës në sytë e publikut dhe komunitetit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori