LAJMI I FUNDIT:

Manxhuka: Haxhiu nuk i ka votat e deputetëve të VV-së për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Manxhuka: Haxhiu nuk i ka votat e deputetëve të VV-së për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Sekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka quajtur të pavërtetë deklarimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiut, se ka edhe deputetë të partisë në pushtet që i kanë dhënë dritën jeshile iniciativës për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, Manxhuka tha se qëndrimi i VV-së është i njëjtë me atë të vitit 2020 kur “Qeveria antikushtetuese Hoti pati bërë të njëjtin veprim të paprecedentë duke prekur kursimet e qytetarëve dhe duke rrezikuar Trustin”.


“Ne besojmë se shteti duhet t’i ndihmojë qytetarët nëpërmjet rishpërndarjes, nëpërmjet rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes për ata në skema sociale, fëmijëve, grave dhe të rinjve, si dhe fermerëve e ndërmarrësisë së vogël e të mesme. Si masë, tërheqja e 30 për qind të Trustit nuk i ndihmon ata me të ardhura të vogla apo kategoritë në nevojë, pasi vetë përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët”, është shprehur ai.

Këtë qëndrim dhe mendim sipas tij e kanë të gjithë përfaqësuesit e VV-së kudo që janë në institucione.

“Sepse të fusësh duart tek kursimet e pleqërisë së qytetarëve është një veprim që meriton të quhet i mangët nga cilësitë njerëzore”, ka shtuar Manxhuka.

Qytetarët e Kosovës së fundmi janë përballur me rritje enorme të çmimeve, si të produkteve ushqimore bazë, ashtu edhe të derivateve e shërbimeve të tjera.

Projektligji që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti u shpërndahet deputetëve
Lexo po ashtu Projektligji që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti u shpërndahet deputetëve

Për t’i ndihmuar qytetarët që ta tejkalojnë më lehtë krizën ekonomike të shkaktuar, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie, më 9 mars ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Sipas propozimit të PDK-së, kontribut-paguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontribut-paguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti janë shprehur edhe përfaqësues të dy partive të tjera opozitare në Kuvend, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa, nisma është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori