LAJMI I FUNDIT:

Manjani godet prokurorët

Manjani godet prokurorët

Prokurorët shqiptarë janë dembelë, pasi të tillë i ka krijuar sistemi. Deklarata vjen nga Ministri Manjani, sipas të cilit çështjet penale “flenë” si rezultat i pasivitetit të tyre.

Teksa raportoi në Komisonin e Ligjeve lidhur me inspektimet që Ministria e Drejtësisë ka bërë në 8 Prokurori të vendit, Manjani tha se janë verifikuar rreth 2 mije procedime penale si dhe janë propozuar masa disiplinore ndaj Prokurorëve.


“Kontrolli qe kemi ushtruar në Prokurori ka qenë i planifikuar. Ankesat për shërbimin e Prokurorisë në Ministri janë të një numri te larte qe reflekton besimin e ulet te publikut tek ky shërbim. Konstatimi i parë qe vihet re është se perceptimi për besueshmërinë e organit te Prokurorisë është i ulët”, theksoi ai.
Manjani tha se çështje të tilla si ato të korrupsionit janë ulëritëse dhe kërkojnë Prokurorë aktivë në krye të tyre. Por ai, duke e lidhur me reformën në drejtësi, u shpreh se duhet një kod i ri i procedurës penale.

“Do doja të ndalesha në disa probleme. Aq me tepër se jemi ne prag te ndërhyrjes me të thellë, atë te reformës në drejtësi. Ndërhyrjet në kodin e procedurës penale janë të pastudiuara. Duhet një kod i ri i procedurës penale”, ka deklaruar Ministri i Drejtësisë në Shqipëri Ylli Manjani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori