LAJMI I FUNDIT:

Manipulimi me shprehjen cilësi në arsimin e Kosovës

Manipulimi me shprehjen cilësi në arsimin e Kosovës

Jonuz Salihaj

E kemi dëgjuar shpesh ministrin Bajrami duke deklaruar se viti 2016 është shpallur viti i cilësisë në arsim. Deklaratë kjo tipike politike, që nuk paraqet asgjë të re për mendësinë qeverisëse të PDK, si përgjegjësja kryesore për degradimin sistemin tonë arsimor në përmasa shkatërrimtare. Me këtë mendësi qeverisëse ky proces do të jetë i pakthyeshëm, kurse pasojat do të jenë të pariparueshme për gjeneratat e ardhshme.


Me ato pasoja tani më jemi duke jetuar, sepse shumë të rijnë të diplomuar në universitetin më të madh të vendit, me notë mesatare më të lartë se 8, nuk i kanë përvetësuar konceptet elementare të lëmit për të cili janë diplomuar, e mos të flasim për shkathtësitë e fituara për tregun e punës. Në universitetet tjera publike gjendja është edhe më e rëndë; shumica prej tyre punojnë pa programe të akredituara dhe pa staf adekuat akademik, e mos të flasim për institucionet tjera të arsimit të lartë privat, që janë shndërruar në kioska ku falen diplomat.

Deri kur do të lejohet që ministrat e një partie që e qeverisën arsimin nga viti 2008, që e përdorën dhe po vazhdojnë ta përdorin atë si makinë votuese, të mashtrojnë opinionin publik dhe rininë tonë me “vlerat e sistemit tonë arsimor”.

Cilët janë ata indikatorë që po i vëren vetëm z. Bajrami, që dëshmojnë se arsimi jonë qenka cilësor? A mos ndoshta z. ministër nuk e di se shkollat tona punojnë me një kurrikulë që na është servuar me premtime se do zbatohet në vitin shkollor 2011/2012, por që po vazhdon pafundësisht të pilotohet pa shanse reale për aplikim në praktikë!? Kurrikuli shkollor paraqet Kushtetutën e arsimit parauniversitar. Z. Ministër, si ekspert kushtetues e dinë se vendi nuk mund të qeveriset pa Kushtetutë.

Kjo Kushtetutë gjithashtu duhet të garantojë kushte për zbatimin e planprogramit në tërë territorin e shtetit tonë. Z. ministër e di se kjo nuk është e mundur. Derisa ne po eksperimentojmë me kurrikulën e re, minoriteti serb po e jetëson kurrikulën serbe, e bashkë me të po e mbjell hegjemonin serbe te të rinjtë e të gjitha moshave. Shteti po hesht dhe po aktron kinse asgjë nuk po ndodhë brenda shtëpisë së vetë.

Z. ministër, sivjet ka paralajmëruar ndryshime “pozitive” në vlerësimin e jashtëm. Cilat janë ato ndryshime u bindëm me ligjin e ri për maturën shtetërore. Ndryshimet në këtë ligj shënojnë regres edhe në krahasim me ligjin e vjetër, sepse vendimet politike që i merrnin ministrat për uljen e pragut të kalueshmërisë për maturantët, tani janë inkorporuar në ligj. Pra të gjithë maturantët e kalojnë këtë vlerësim, mjafton të marrin pjesë fizikisht në procesin e testimit. A paraqet kjo zgjidhje ndonjë provë për cilësi z. ministër.

MASHT, doli me një fletushkë vetëm tri javë para provimit të maturës shtetërore, në të cilin ministri thotë se “shkolla promovon vlera, ndihmon në zhvillimin e dijeve, shprehive e shkathtësive, bindjeve, qëndrimeve”… e frazave tjera politike pa mbulesë.

A promovon vlera ky ndryshim i ligjit do të bindeni po ta analizoni këtë fletushkë informative.

Në vend që ligji të garantojë një vlerësim të jashtë në përpurthje me planprogramin që nxënësve iu afrohet në shkollat tona, janë bërë hapa prapa.

Në shkollat e përgjithshme – gjimnazet – është hequr Sociologjia (në gjimnazin e gjuhëve) dhe është futur lënda e Informatikës. Disa vite më parë në gjimnazin matematiko-informatikë nuk kishte fare Informatikë.

Si ka mundësi që në gjimnazin e shkencave shoqërore nxënësit të testohen në lëndën e Psikologjisë dhe Sociologjisë, kurse në gjimnazin e gjuhëve në asnjërën prej tyre.

Në vend se ndryshimet substanciale të ndodhin në shkollat profesionale, të cilat kanë qenë domosdoshmëri, ligji i ri sanksionon diskriminimin e 60 për qind të maturantëve duke i detyruar ta që t’i nënshtron një vlerësimi në s’përputhje më lëmin që ata mësojnë.

Mjafton ta shikoni fletushkën dhe të vëreni një jo “profesionalizëm ekstrem” në përcaktimin e lëndëve mësimore në të cilat nxënësit testohen.

Si është e mundur që nxënësit e lëmit të shëndetësisë dhe gjeologjisë, ose nxënësit e lëmit të hoteleri-turizmit dhe post-telefonit, t’i nënshtrohen testimit në të njëjtat lëndë mësimore? A ka dëshmi më të mirë për nivelin profesional të të ashtuquajturit Komisionit Shtetëror të Maturës?

A dëshmon kjo z. ministër se viti 2016 është shpallur vit i cilësisë?

Por, fatkeqësisht kjo nuk është e tëra. Si mund të flitet për cilësi me 52 mijë analfabetë klasikë dhe me 86 mijë analfabetë funksionalë.

Apo me një përfshirje prej pesë për qind të fëmijëve në nivelin parashkollor, çerdhe dhe kopshte, me mbi 10 mijë fëmijë jashtë arsimit parafillor me braktisje enorme të shkollimit të detyruar dhe me një përfshirje simbolike, më të vogël se 10 për qind të grupeve të margjinalizuara në arsim. Apo absurdi tjetër: në vend që të sigurohet përfshirja e të gjithë fëmijëve në arsimin e detyruar, Qeveria për nevoja elektorale e tejkalon nivelin shteteve të BE-se, në shkallën e përfshirjes së studentëve në arsimin e lartë, duke hapur universitete dhe kolegje pa përmbushjen e kritereve elementare.

Këto ishin vetëm disa nga argumente z. ministër që dëshmojnë se jemi shumë larg nga komoditeti i përdorimit të fjalës cilësi në sistem arsimor të kapur nga grupet e interesit që mbështeten direkt ngas politika aktuale.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori