LAJMI I FUNDIT:

Manifestim përkujtues, për regjisorin Bekim Lumi

Manifestim përkujtues, për regjisorin Bekim Lumi

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së regjisorit të mirënjohur dhe profesorit universitar Bekim Lumi, organizohet manifestim përkujtues me moton “Unë besoj në teatër”.

Ky manifestim do të mbahet të martën, më 30 korrik, nga ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.


Me këtë rast, përveç pikave artistike përkujtimore, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të Bekim Lumit me titull “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”.