LAJMI I FUNDIT:

Manifestim për 80 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Kërçovë

Manifestim për 80 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Kërçovë

Manifestim kushtuar 80 vjetorit të shkollës së parë shqipe, u promovua libri monografik “Arsimi dhe shkolla e parë shqipe në fshatin Sërbicë”.

Në fshatin Sërbicë të Kërçovës, mbrëmë u mbajtë manifestimi “Thesari që na bashkon” ku me rastin e 80 vjetorit të shkollës së parë shqipe, u pronovua vepra monografike e autorit Nexhat Mehmedi “Arsimi dhe shkolla e parë shqipe në fshatin Sërbicë” 1941-2021.


Manifestimi “Thesari që na bashkon” që u mbajtë mbrëmë në fshatin Sërbicë të Kërçovës, sivjet i kushtohet 80 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Kërçovë dhe më gjërë. Në këtë vit jubilar të organizimit, u promovua edhe vepra monografike e autorit Nexhat Mehmedi “Arsimi dhe shkolla e parë shqipe në fshatin Sërbicë”, një libër voluminoz që shpalos përpjekjet dhe sakrificat e misionarëve të arsimit për hapjen e shkollës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” më vitin 1941 dhe kontributin e mësuesve që e vazhduan misionin e shenjtë të pishtarëve të arsimit për edukimin e gjeneratave të reja deri në ditët e sotme. Për këto ngjarje dhe zhvillime folën profesor Nazif Selimi dhe autori i librit Nexhat Mehmedi.

Manifestimi “Thesai që na bashkon” dhe promovimi i këtij libri monografik është mbështetur nga komuna e Kërçovës dhe kryetari i saj Fatmir Dehari, i cili i shprehu mirënjohje autorit të librit Mr. Nexhat Mehmedi dhe të gjithë atyre që u angazhuan dhe sakrifikuan për hapjen e shkollës së parë shqipe dhe zhvillimin e procesit mësimor deri në ditën e sotme.

Me rastin e 80 vjetorit të themelimit, në ambientet e kësaj shkolle do të hapet edhe këndi i librit me emrin e mësuesit të këtij fshati Selim Adili dhe këndi i pikturës që do të mbajë emrin e piktorit të madh me origjinë nga Kërçova Omer Kaleshi./ Tvm2

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori