LAJMI I FUNDIT:

Manekinia e parë dhe më e popullarizuara në botë ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë

Manekinia e parë dhe më e popullarizuara në botë ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë

“Ime bijë dhe unë bartim të njëjtat xhinse, fanella dhe xhaketa”

Ndër të gjitha supermodelet, Twiggy është padyshim ajo që përcaktoi imazhin e një epoke.


Edhe pse i ka mbushur 68 vjeç, ajo thotë që plakja fare nuk e lodh edhe ende është aktive në botën e modës, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka kuptim të brengosesh për moshën, do të ishte humbje e energjisë dhe krejtësisht kundërproduktive. Nuk mund të bësh asgjë që ta ndalësh atë, prandaj mendoj që duhet kënaqur me jetën, duhet festuar vitet tuaja dhe duhet të jesh falënderuese për çdo gjë që ke”, ka thënë Twiggy, emri i vërtetë Leslie Olson.

Ajo thotë se si në prag të të shtatëdhjetave vishet si edhe bija e saj, Carly, e cila i ka 39 vjeç.

Twiggy nga viti 2012 ka dizajnuar veshjet për brendin “Marks&Spencer”.

“Unë nuk shpik veshje për femrat e moshës 60 vjeçe, por për të gjitha femrat. Urrej kufizimet edhe kur njerëzit më thonë që nuk bën të vesh disa pjesë rrobash vetëm për shkak që e kam një moshë të caktuar”.

Kur nuk punon, ish-manekinia më me dëshirë kalon kohë me mbesën e vet Joni.

“Kurrë nuk kam menduar që do të dua ndonjë fëmijë ashtu siç e dua bijën time. Mirëpo, Joni ka futur dimension plotësisht të ri në jetën time. Çdo ditë të lirë e kaloj me të, ndërkaq bashkëshorti im me shaka thotë që ka fituar mbesën, por e ka humbur gruan”, ka thënë ajo duke qeshur. /Telegrafi/