Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për mandatin e presidentes, çështjen e kryeprokurorit dhe situatën në veri, rrjedhimisht zgjedhjet që do të mbahen në prill.
Vela në intervistën për Telegrafin theksoi se nuk ekziston asnjë element për t’u kontestuar juridikisht procesi i zgjedhjes së Presidentes. Ai thotë se edhe nëse ish-kandidati për deputet Veton Berisha fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese, Presidentja nuk cenohet.
Vela thotë se viti i dytë i Vjosa Osmanit në krye të Presidencës ka qenë mjaft dinamik.
“Në vitin e fundit kanë ndryshuar rrethanat duke filluar nga lufta në Ukrainë. Presidentja ka qenë jashtëzakonisht aktive, sidomos në politikën e jashtme. Ajo ka prekur shumicën e kontinenteve, duke pasur takime me shtete njohëse dhe jo njohëse për të shtyrë përpara fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Shefi i kabinetit të Presidentes ka komentuar edhe raportimet në media në lidhje me një rrëzim të Presidentes nga Gjykata Kushtetuese.
Vela thotë se Presidentja do ta vazhdojë mandatin deri në fund dhe ajo nuk do të rrëzohet.
“Presidentja nuk do të rrëzohet. Ajo do ta kryej mandatin e saj dhe do ta ketë një tjetër mandat”, ka deklaruar Vela.
Vela thotë se edhe nëse do të merret për bazë ankesa e ish-deputetit Veton Berisha, nuk do të cenohet procedura e zgjedhjes së Presidentes.
“Hipotetikisht do të mund të rrëzohej vetëm një deputet. Në raundin e dytë kanë marrë pjesë 82 deputetë. Nuk ka asnjë bazë ligjore, juridike, kushtetuese që të mund të vihet në atë konkludim [rrëzimi i Presidentes]. Lajmi u është shpërndarë mediave [për rrëzimin e mundshëm të Presidentes] nga qarqe që lidhen me Serbinë. Nuk u vë faj këtu mediave. Janë disa shpërndarës të lajmeve të rreme”.
Ai ka folur edhe për zhvillimet në lidhje me (mos) emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Ky reagim vjen pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkoi nga Presidentja Osmani dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Vela ka thënë se ky proces nuk ka pasur vonesa, por janë disa procedura ankimore nga disa prej kundërkandidatëve.
“Derisa kjo çështje ka qenë në trajtim fillimisht në Gjykatën Kushtetuese e më pas lënda ka kaluar në gjykata tjera të cilat e kanë trajtuar çështjen, dhe tek më 27 dhjetor është marrë vendim nga Gjykata Supreme”.
Ai thotë se tashmë ka një situatë të re dhe kundërkandidatët mund të ankohen përsëri në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne i kemi katër muaj kohë. Pra afati është deri në fund të muajit prill. Nëse nuk gaboj deri në 27 prill kundërkandidatët e zotit Isufaj kanë të drejtë ankese, por nuk duam të paragjykojmë nëse ata do të ankohen. Qëndrimi i Presidentes ka qenë publik dhe ne kemi njoftuar Këshillin Prokurorial. Ne nuk kemi dashur të interferojmë në këto çështje derisa ka qenë në Kushtetuese e pastaj në Supreme”.
Sapo të përfundojë ky proces Presidentja në një afat shumë të shpejt do të dalë në publik me vendimin e saj”.
Shefi i kabinetit të Presidencës thotë se Këshilli prokurorial ka përfunduar punën e tij në momentin e nominimit së Isufajt për Kryeprokuror.
“Tashmë kemi një tendencë jashtë çdo norme juridike dhe kushtetuese kur i dërgojnë letër Presidentes për ta dekretuar Kryeprokurorin”.
Vela thotë se nuk ka asnjë tendencë që kjo çështje të politizohet nga ana e Presidencës por sipas tij nuk është mirë as nga këshilli Prokurorial të tentohet të paraqitet si e tillë.
Shefi i kabinetit të Presidentes ka folur edhe për zgjedhjet në veri, që do të mbahen në prill dhe çështjen e targave.
Ai theksoi se Lista Serbe është befasuar nga numri i qytetarëve në veri që dëshirojnë konvertimin e targave në RKS.
“Është e vërtet që ka një presion javëve të fundit, por më shumë kjo lidhet me çështjen e targave. Ka qenë një afat për lirimin nga tatimet për ata që dëshirojnë t’i konvertojnë targat. Mbi 700 qytetarë serbë të Kosovës gjatë marsit kanë bërë konvertimin e targave”.
Ai tha se institucionet e Kosovës do të bëjnë çfarë është e mundur që qytetarëve të Kosovës që dëshirojnë konvertimin e targave t’u ofrohet siguri.
“Strukturat ilegale në veri kanë filluar një kampanjë terrorizimi, me qëllim frikësimin e qytetarëve për arsye se numri i madh i qytetarëve që kanë dëshiruar konvertimin e targave ka qenë i madh. Këtë nuk e kanë pritur as ata vet”, deklaroi Vela.
Vela duke folur për zgjedhjet në veri, tha se KQZ është duke u koordinuar edhe me faktorët ndërkombëtarë.
Shefi i kabinetit të Presidentes thotë se pavarësisht se ka tensione në veri, ka përmirësim të kapaciteteve tona për të menaxhuar situatën në atë pjesë të Kosovë dhe se pavarësisht që shteti është sfiduar nga strukturat ilegale dhe ish-policët, por sipas tij kjo betejë tashmë është e humbur nga ta.
“Lista Serbe dhe Beogradi nuk do të kenë të drejtën e vetos për të penguar zgjedhjet në veri. Ata vet e kanë shkaktuar këtë problem me dorëheqjet e tyre. Zgjedhjet do të mbahen nga institucionet e Kosovës sipas ligjeve të Kosovës”.
“Për zgjedhjet kemi edhe planin B, por paraprakisht do të njoftohen qytetarët. Sigurisht do të kujdesemi të mos rrezikohet jeta e anëtarëve të KQZ-së dhe qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar tutje Vela. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025