LAJMI I FUNDIT:

“Manchester United është mbeturinë” – BBC kërkon falje pas këtij teksti që u transmetua në ekran

“Manchester United është mbeturinë” – BBC kërkon falje pas këtij teksti që u transmetua në ekran

BBC ka kërkuar falje pas një gabimi nga ku u shfaq në kanalin e lajmeve një titull “Manchester United është mbeturinë”.

Teksti doli gabimisht në SG-n e lajmeve në fund të ekranit gjatë kohës kur transmetohej në ekran një raportim për lojë tenisi pak pas orës 09:30 të martën, transmeton Telegrafi.


Më vonë në mëngjes, prezantuesja Annita Mcveigh kërkoi falje për çdo tifoz të Manchester United që mund të jetë ofenduar.

Ajo tha se gabimi kishte ndodhur pasi dikush po mësonte se si të përdorte shiritin e lajmeve dhe “po shkruante gjëra kot”.

Një mesazh tjetër që u shfaq aty thjesht shkruante “Shi moti kudo”.

“Pak më herët, disa prej jush mund të keni vënë re diçka mjaft të pazakontë në tabelën që shfaqet në fund të ekranit me lajme me një tekst për sa i përket Manchester United, dhe shpresoj që tifozët e Manchester United nuk janë ofenduar nga ajo”, iu tha Mcveigh shikuesve.

“Më lejoni të shpjegoj vetëm se çfarë po ndodhte: prapa skenave, dikush po praktikonte për të mësuar se si të përdorte shiritin dhe të vendoste tekst në të, kështu që ata thjesht shkruanin gjëra të rastësishme jo seriozisht dhe ai koment u shfaq”.

“Kështu që ju kërkoj ndjesë nëse e keni parë këtë dhe jeni ofenduar dhe jeni një tifoz i Manchester United”.

“Por sigurisht që ishte një gabim dhe nuk ishte menduar të shfaqej në ekran”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori