Manchester City e ka siguruar pjesëmarrjen ne gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke triumfuar ndaj Borussia Dortmundit me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.

Citizens e fituan me rezultat 2-1 sfidën e parë çerekfinale të zhvilluar në Etihad Stadium, pas fitores edhe në Signal Iduna Park (2-1) vazhduan në fazën tjetër të garës më të madhe evropiane për klube.


Skuadra gjermane e shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Një top i kthyer arriti në këmbët e Jude Bellingham jashtë zonës, ai nuk mendoi gjatë dhe dërgoi një goditje drejt këndit të portës, të cilën nuk arriti që ta nxirrte jashtë portieri Ederson.

bellingham (Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

Megjithatë, në fraksionin e dytë, mysafirët e përmbysën rezultatin. Fillimisht, Riyad Mahrez e barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia (55’).

Më pas, Phil Foden pranoi një top nga Bernardo Silva dhe dërgoi një top të pandalshëm drejt rrjetës (75’).

mahrez (Foto: Twitter/Manchester City)

Kundërshtari i Manchester Cityt në gjysmëfinale do të jetë Paris Saint-Germaini që në çerekfinale e eliminoi Bayern Munichun. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382412893723975690

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382429927539113986

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382426753617039360

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382431910375395328

telegrafi sport app