LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Do të ketë punë edhe për ata që marrin paga duke qëndruar në shtëpi

Mançevski: Do të ketë punë edhe për ata që marrin paga duke qëndruar në shtëpi

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot tha se prioritet i qeverisë është që administrata publike të jetë profesionale, efikase dhe transparente.

Ai pranoi se ka probleme në administratë, duke thënë se sistemi është i shkatërruar. Sipas tij po bëhen analiza plotësuese dhe në bazë të tyre do të krijohet edhe propozimi për sistemin e ri të pagave, me çka askush nuk do të punojë më shumë se sa që paguhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mançevski sot e prezantoi strategjinë për reforma në administratën publike që sipas tij pritet të sjellë rezultate pozitive në sektorin publik. Mançevski theksoi se strategjia parasheh edhe rregullimin e çështjes me personat e punësuar në administratë, që marrin rrogë e nuk shkojnë në punë.

“Ajo që veç më është bërë është se për një pjesë është intervenuar me amendamente në ligjin për nëpunës administrativ dhe kjo është punë e mbaruar në kuvend, ndërsa është filluar edhe procedurë për ndryshimin e edhe 4 ligjeve të tjera me propozim të deputetëve nga kuvendi të cilët do të mundësojnë shpërndarjen e këtyre njerëzve jo vetëm në kategorinë e nëpunësve administrativ që është një hapësirë shumë e kufizuar ku bëjnë pjesë vetëm ministritë dhe disa institucione, me këto ndryshime mundësojmë shpërndarjen e tyre edhe në gjithë sektorin publik”, tha Mançevski.

Sipas Mançevskit pjesë e rëndësishme e strategjisë është edhe sistemi për të dhëna publike me çka do të rritet numri i shërbimeve elektronike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori