LAJMI I FUNDIT:

Manastiri i Deçanit thotë se armatimi nuk u gjet brenda Manastirit të Banjskës

Manastiri i Deçanit thotë se armatimi nuk u gjet brenda Manastirit të Banjskës

Manastiri i Deçanit ka reaguar sërish për sulmin terrorist që ndodhi të dielën ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Në reagimin e tyre thuhet se “ka shumë dezinformata dhe lajme të rreme” që po shpërndahen lidhur me këtë ngjarje tragjike.


“Ka një rritje të dezinformatave dhe lajmeve të rreme që po përhapen për ngjarjet tragjike të djeshme në Kosovë. Përfaqësues ndërkombëtarë kanë konfirmuar se Policia e Kosovës pas një kontrolli dje pasdite ka zbuluar armë vetëm brenda veturave të braktisura të sulmuesve të armatosur afër manastirit. Siç thuhet në deklaratën e djeshme të kishës, personat e armatosur me maska kishin thyer portat e mbyllura të manastirit dhe kishin shkëmbyer zjarr me policinë”, thuhet në reagimin e tyre.

Manastiri i Deçanit tutje thekson se brenda Manastirit të Banjskës dhe përreth tij nuk është gjetur asnjë armë.

Ata më tej bëjnë të ditur se pelegrinët që ishin brena Manastirit do të largohen sot për në shtëpitë e tyre.

“Në bastisjen brenda Manastirit dhe ambienteve të tij, nuk është gjetur asnjë armë sipas burimeve ndërkombëtare në Kosovë. Kisha nuk kishte absolutisht asgjë me këto ngjarje tragjike dhe murgjit me pelegrinët u kapën vetëm në mes të zjarrit. Falë Zotit, askush në Manastir nuk u lëndua. Pelegrinët pritet të largohen sot për në shtëpi”, thuhet mes tjerash në reagimin e Manastirit të Deçanit.

Manastiri thekson se sulmet dashakeqe dhe përhapja e informacionit të rremë nuk nxisin paqe, por vetëm sa përshkallëzojnë tensionet ndëretnike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori