LAJMI I FUNDIT:

Manaj prezanton raportin vjetor për shkeljet dhe mbrojtjet e të drejtave të shërbyesve civilë

Manaj prezanton raportin vjetor për shkeljet dhe mbrojtjet e të drejtave të shërbyesve civilë

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka mbajtur konferencë për shtyp, ku është prezantuar raporti i punës për vitin 2016. Raportin që e prezantoi kryetari i Këshillit, Shkëmb Manaj, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës është institucion i pavarur kushtetues i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës i cili ka mandat, që:


• të shqyrtojë dhe vendos për ankesat e nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil;

• të vëzhgojë procedurat e rekrutimit dhe të avancimit në pozita të nivelit drejtues; dhe

• të monitorojë zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit të shërbimit civilë në institucionet e administratës publike në nivel qendror dhe lokal.

Funksioni i ankesave

Lidhur me funksionin ligjor të shqyrtimit dhe zgjidhjes së ankesave të nëpunësve civil dhe të kandidatëve për pranim në shërbimin civil, ju njoftoj se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës gjatë vitit 2016 ka pranuar 587 ankesa dhe në shqyrtim ka pasur edhe 57 ankesa që janë bartur nga viti 2015, pra gjithsej në shqyrtim Këshilli ka pasur 644 ankesa.

Numri i ankesave të vendosura nga Këshilli deri me datën 27.12.2016 janë 508 ankesa, ndërsa në proces të shqyrtimit janë edhe 136 ankesa të cilat janë parashtruar në Këshill kryesisht gjatë muajit dhjetor.

Mënyra e vendosjes së ankesave:

Nga të dhënat e më poshtme, rezulton se Kolegjet e Këshillit lidhur me ankesat e shqyrtuara gjatë këtij viti, kanë vendosur si me poshtë:

• Janë aprovuar si të bazuara – 96 ankesa

• Janë refuzuar si të pabazuara – 169 ankesa

• Janë aprovuar pjesërisht – 10 ankesa

• Janë hedhur poshtë si të palejuara – 106 ankesa

• Këshilli është shpallur jo kompetentë – 29 ankesa

• Është vendosur për të përfunduar procedimin administrativ – 16 ankesa

• Është vendosur për rishqyrtim – 24 ankesa

• Janë detyruar organet të vendosin në shkallë të parë – 58 ankesa

• Gjithsej janë vendosur – 508

Nga 508 vendime, organet e punësimit kanë qenë të obliguara t’i zbatojnë 188 vendime, prej tyre:

Nuk janë zbatuar deri me 27.12.2016 – 17

Janë në proces të zbatimit të vendimeve – 39

Vlen të theksohet se në çdo vit është duke u rritur numri i zbatimit të vendimeve të Këshillit dhe në këtë drejtim kemi një bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës si dhe me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Institucionet që nuk i kanë zbatuar vendimet e Këshilli janë:

1. Komuna e Prishtinës – 3 vendime

2. Administrata Tatimore e Kosovës – 3 vendime

3. Agjencioni Pyjor i Kosovës – 2 vendime

4. Ministria e Infrastrukturës – 2 vendime

5. Ministri a e Tregtisë dhe Industrisë – 1 vendim

6. Ministria e Punëve të Jashtme – 1 vendim

7. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – 1 vendim

8. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – 1 vendim

9. Ministria e Drejtësisë – 1 vendim

10. Komuna e Ferizajit – 1 vendim

11. Komuna e Gjakovës – 1 vendim

Natyra e shkeljeve të cilat janë evidentuar janë:

• Ankesa të parashtruara nga kandidatët për pranim në shërbimin civil, kundër proceseve të rekrutimit në shërbimin civilë;

• Ankesa kundër transferimit të nëpunësve civilë;

• Ankesat për realizimin e kompensimit dhe shtesave në pagë të nëpunësve civilë;

• Ankesat kundër ndërprerjes së marrëdhënies së punës në shërbimin civil;

• Ankesat kundër vlerësimit të rezultateve në punë të nëpunësve; dhe

• Natyra tjera që ndërlidhen me marrëdhënien e punës së nëpunësve civilë.

“Për të përmbyllur me funksionin e ankesave, dua të theksoj se është vlerësim edhe i gjykatave të vendit dhe i partnerëve ndërkombëtar që e përcjellin punën e Këshillit, se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë të Kosovës, në të gjitha rastet vendos brenda afateve ligjore dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur që Këshilli të hesht dhe të mos e zgjidh ankesën e ankuesit”, ka thënë Manaj.

Funksioni i vëzhgimit

Këshilli, gjatë këtij viti ka vëzhguar 139 procedura te emërimit të nëpunësve civilë të nivelit drejtues nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale të vendit.

Këshilli ka nxjerr (139) raporte dhe ka vendosur si në vijim:

• I ka aprovuar si të rregullta 59 pozita pasi që ka konstatuar se procedurat e rekrutimit, respektivisht të avancimit në pozita të nivelit drejtues është zhvilluar ne pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civilë;

• I ka anuluar 80 pozita pasi që ka konstatuar se proceduarat e avancimit për pozitat e nivelit drejtues janë zhvilluar në kundërshtim me dispozitat dhe procedurën e përcaktuar me legjislacionin e shërbimit civilë, duke i obliguar institucionet që ti anulojnë zhvillimin e procedurave të rekrutimit dhe të njëjtat të zhvillojnë në pajtim me legjislacionin.

Monitorimi i zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil nga institucionet që kanë të punësuar nëpunës civilë.

Në kuptim të ushtrimit të funksionit të monitorimit për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë, Këshilli ka realizuar 53 vizita monitoruese dhe deri me tani ka përgatitur dhe ka aprovuar 46 raporte për institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal.

Këshilli, në procedurë të monitorimit ka evidentuar 206 të gjetura të cilat përbëjnë shkelje ligjore dhe procedurale dhe ka nxjerr 206 rekomandime, më ç’rast ka kërkuar nga menaxhmenti i lartë i institucioneve që të ndërmarrin veprimet për eliminimin e shkeljeve si dhe që të njëjtat të mos i përsëritin në të ardhmen.

Gjatë këtij viti janë angazhuar kolegje të veçanta për të trajtuar dhe analizuar zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë, lidhur me:

• Përfaqësimin gjinor në shërbimin civilë, me theks të veçantë përfaqësimin e gjinisë femërore në pozitat e nivelit drejtues dhe të nivelit të lartë drejtues;

• Përfaqësimin etnik në të dy nivelet e organizimit të administratës publike, pra në nivel qendror dhe lokal; si dhe

“Jemi duke shqyrtuar angazhimin e personave me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta sepse gjatë monitorimit kemi evidentuar numër të madh të Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta të cilat janë lidhur pa asnjë procedurë të thjeshtëzuar ashtu siç e përcakton ligji si dhe në shumë raste është konstatuar se personat me Marrëveshje për Shërbime të veçanta janë caktuar në pozita të nëpunësve civilë, e cila është në kundërshtim me legjislacionin e shërbimit civilë”, ka thënë Manaj.

Këto raporte të veçanta, do të inkorporohe në Raportin Vjetor të Punës së Këshillit, i cili sipas ligjit, deri në fund të muajit mars i dërgohet për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mbrojtja juridike e vendimeve te Këshillit pranë gjykatave të vendit

Gjatë vitit 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ka shqyrtuar dhe vendosur për 186 kërkesëpadi të cilat janë parashtruar nga palët e pakënaqura kundër vendimeve të Këshillit për vitet paraprake.

Nga 186 Aktgjykime që i ka nxjerr Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur si në vijim:

• 127 Aktgjykime janë refuzuar kërkesëpaditë e paditësve kundër vendimeve të Këshilli dhe janë lënë në fuqi vendimet e Këshillit;

• 29 Aktgjykime të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë aprovuar kërkesëpaditë dhe vendimet të Këshillit janë kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje në Këshill;

• 17 Aktvendime ka pezulluar procedurën pasi që palët i kanë tërhequr paditë;

• 4 Aktvendime ka shpallur veten jo kompetent për të vendosur lidhur me padinë e paditësve.

• 2 Aktvendime ka ndërprerë procedurën gjyqësore;

• 6 Aktvendime ka hedhë poshtë padinë e paditësve; dhe

• Vetëm në 1 rast, Gjykata ka nxjerr Aktgjykim përfundimtar duke e anuluar vendimin e Këshillit. Për këtë rast, Këshilli ka parashtrua ankesë në Gjykatën e Apelit presim që edhe këtë rast ta fitojmë sepse konsiderojmë se vendimi i Këshillit është nxjerr në pajtim me gjendjen faktike dhe juridike.

Legjislacioni

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka aprovuar tri Rregullore lidhur me përcaktimin e rregullave dhe procedurave për kryerjen e funksioneve të Këshillit.

“Me datën 15.12.2016, në cilësinë e kryetarit kam nënshkruar Rregulloren nr. 02/2016 për Punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës e cila ka hyrë në fuqi me datën 22.12.2016. Ndërsa, me datën 23.12.2016 kam nënshkruar Rregulloren 03/2016 për Rregullat dhe Procedurat e Ankesave në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 04/2016 për Rregullat dhe Procedurat e Mbikëqyrjes se Zbatimit të Legjislacionit të Shërbimit Civilë. Të dy këto Rregullore do të hyjnë në fuqi nga data 1 janar 2017. Me nxjerrjen e këtyre akteve nënligjore, Këshilli ka arritur që të krijoj gjitha aktet nënligjore që përcaktojnë rregullat dhe procedurat e ushtrimit të tri funksioneve ligjore të Këshilli si dhe të përcaktoj rregullat dhe procedurat e brendshme për punën e Këshillit dhe të sekretarisë”, ka thënë Manaj.

Me datën 02.12.0216, Këshilli i ka dërguar një shkresë Komisionit për Administratë Publike të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me nevojën e ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës sepse është konstatuar se ka zbrazëtira ligjore në këtë ligj. Me ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur pritet që të shtohen kompetenca me të mëdha për Këshillin, duke u fokusuar në:

• Përcaktimin e sanksioneve shtesë ndaj personave përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Këshillit, në rast të moszbatimit të vendimit të Këshillit brenda afatit të përcaktuar ligjor. Kjo do të ndikoj që vendimet e Këshillit të zbatohen në masë me të madhe;

• Pastaj, Këshillit duhet t’i njihet e drejta e ushtrimit të funksionit për vëzhgimin e procedurave të emërimit për pozitat e nivelit të lartë drejtues, sepse aktualisht këshilli ka të drejtë që të shqyrtoj vetëm ankesat e pozitave të nivelit të lartë drejtues. Ne kemi konstatuar se ka pasur deformime të procesit të emërimeve në pozitat e nivelit të lartë drejtues, si pasojë e asaj se Këshillit iu ka pa mundësuar me ligj që të vëzhgojë dhe të vendos nëse procedurat janë zhvilluar në pajtim me legjislacionin e shërbimit civilë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori