Manaj ende nuk ka vendosur

248:"GENOA, ITALY - SEPTEMBER 25: Rey Manaj (R) of Pescara Calcio celebrates a goal during the Serie A match between Genoa CFC and Pescara Calcio at Stadio Luigi Ferraris on September 25, 2016 in Genoa, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images) 12:"Getty Images
Rei Manaj duket se e ka mbyllur aventurën e tij te Pescara për gjashtë muaj, ndërkohë që pas tij janë vënë disa ekipe në Serinë B.
Bari e Perugia duan shërbimet e sulmuesit, por edhe Çezena është në listën e ekipeve të Serisë B që po mendojnë për ta huazuar sulmuesin e Interit.
Veç këtyre ekipeve, edhe Benevento po e shikon si opsion Manajn, i cili në fakt dëshiron të luajë në Serinë A.
Por edhe në B nuk do të ishte keq për Lushnjarin, pasi do të kishte më shumë minuta në dispozicion.
Mbetet të shihet nëse Manaj do të mbetet në Itali, apo do të largohet ku në Spanjë e pret Las Palmas ndërsa në Gjermani, Ingolstadt. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































