LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi vihet pas Mullerit

Man Unitedi vihet pas Mullerit

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze, Manchester United që mendojnë të bëjnë ofertë për të gjatë dimrit.

Ylli gjerman duket i pakënaqur me jetën në Bayern dhe minutat e pakta nën drejtimin e italianit Carlo Ancelotti.


Ndërsa Arsenali, Liverpooli dhe Chelsea janë lidhur të gjitha me një lëvizje për shërbimet e tij, besohet se edhe Jose Mourinho do të përpiqet t’i mundë ata në një marrëveshje gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Muller mund të përfundojë në Ligën Premier, tri klube pas tij
Lexo po ashtu Muller mund të përfundojë në Ligën Premier, tri klube pas tij

Sipas gazetës italiane Tuttosport, drejtuesit e Djajve të Kuq po planifikojnë një lëvizje për këtë dimër duke bërë edhe ofertë mas Vitit të Ri.

Për sulmuesin e gjithanshëm gjerman interesim ka shprehur edhe gjiganti italian, Juventusi që e shohin si shtesë të përkryer në fazën e avancuar. /Telegrafi/