Manchester Unitedi është gati të luftojë me Real Madridin për të siguruar shërbimet e yllit të Interit, Mauro Icardi, oër sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat në Argjentinë.

Ka pasur thashetheme të shumta për interesimin e Real Madridit në Mauriton, pasi e shohin atë si zëvendësim ideal për francezin Karim Benzema.


Megjithatë, gazeta argjentinase Ole shton se Jose Mourinho dhe Manchester United kanë vënë sytë në qendërsulmuesin e Interit.

Icardi mbush 25 vjeç më vonë këtë muaj, por tashmë ai është një veteran, duke shënuar 96 gola dhe 23 asistime në 170 ndeshje konkurruese për Interin.

Icardi Icardi, një prej sulmuesve më në formë në Evropë (Getty Images)

Rekordi i argjentinasit në Serie A është gjithashtu i mrekullueshëm, duke gjetur golin në 99 raste me 26 asistime në 178 ndeshje.

Deri më tani këtë sezon, Icardi ka shënuar 18 gola në vetëm 22 paraqitje në Serie A dhe po tregon formë konstante.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e Icardit, që besohet të jetë 110 milionë euro, por është e vlefshme vetëm për një afat kalimtar veror.

Nerazzurrët gjithashtu po shikojnë mundësinë e blindimit të kapitenit të tyre duke i ofruar një zgjatje kontrate me një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon dhe një klazuolë lirimi mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app