Manchester United nuk i ka shpëtuar turpërimit në Carabao Cup pasi u eliminua nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze, Grimsby – përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Pas vetëm 22 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Charles Vernam.


Tetë minuta më vonë, Grimsby shënoi edhe golin e dytë nga një gabim katastrofal i Andre Onanas, nga i cili përfitoi Tyrell Warren.

Kështu edhe u mbyllën 45 minutat e parë, derisa në të dytë Djajtë e Kuq tentuan ta përmbysnin rezultatin.

Bryan Mbeumo realizoi për 2-1 në minutën e 75-të, duke u dhënë shpresë bashkëlojtarëve se mund të ketë rikthim në rezultat.

Harry Maguire ishte shpëtimtari që Manchester United nuk u eliminua, kur realizoi në minutën e 89-të nga një asistim i Mason Mount.

Ndeshja shkoi më pas në ekzekutimin e penalltive, aty Grymbsy ku ia doli të shënonte 12 penallti, për dallim nga United që realizoi 11, duke huqur dy.

Kështu, pozita e Amorim te Djajtë e Kuq mbetet tejet e lëkundur, sidomos pas shfaqjes së sontme të skuadrës.

Gjatë gjithë ndeshjes, tifozët e Grimsby këndonin se Ruben Amorim do të shkarkohet në mëngjes, duke treguar për gjendjen e rënduar që po kalon gjiganti anglez.

Për trajnerin portugez, gjërat nuk qëndrojnë mirë as në Ligën Premier, pasi nga dy ndeshje ka një pikë (një humbje dhe një barazim). /Telegrafi/

telegrafi sport app