Man City fiton në fund ndaj Evertonit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Evertoni në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës FA.
Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar rrugën e tyre drejt trofeut të Kupës FA, pasi kanë fituar një përballje të vështirë në udhëtim te Evertoni.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët menaxhuan lojën dhe krijuan shumë raste.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, golat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, përsëri City ishte ekip më i mirë dhe më kërkues drejt golit dhe fitores, duke arritur në fund të shënojë dy herë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 84-të dhe ishte mesfushori në formë, Ilkay Gundogan, i cili shënoi për 0-1.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli i inkuadruar në pjesën e dytë, Kevin de Bruyne (90') që me një gol të bukur shënoi për 0-2 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, City kalon në gjysmëfinale të Kupës FA dhe vazhdon rrugën drejt një trofeu këtë sezon. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1373353318240641024
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1373353569596891139














































