LAJMI I FUNDIT:

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Liga Premier ka frikë nga kërkesat e mundshme për kompensim financiar nga klubet angleze pasi Manchester City fitoi një çështje ligjore kundër rregullave të tyre të sponsorizimit. 

Ligës Premier iu dha një goditje e madhe pasi City fitoi çështjen e tyre gjyqësore duke kundërshtuar rregullat e sponsorizimit gjatë tre viteve të fundit, të cilat janë shpallur të pavlefshme.  

Një gjykatë ka anuar në favor të Cityt, të cilët ngritën çështjen në vitin 2023 kur liga bllokoi marrëveshjet e tyre me Etihad Airways dhe First Abu Dhabi Bank. 


Përveç që rasti i Cityt ishte i suksesshëm, të gjitha transaksionet e palëve të treta (APT) midis 2021 dhe 2024 tani mund të kontestohen, duke ngritur frikë të madhe se klubet e tjera në Angli do të kërkojnë kompensim për çdo marrëveshje që u bllokua ose u reduktua në vlerë gjatë asaj kohe. 

Eksperti financiar zbulon dënimin e ashpër që e pret Man Cityn pas 115 akuzave
Lexo po ashtu Eksperti financiar zbulon dënimin e ashpër që e pret Man Cityn pas 115 akuzave

‘Qytetarët’ po kundërshtojnë gjithashtu rregullat e ndryshuara të APT-së që u votuan në nëntor, me panelin që do të vendosë për këtë rast në një të ardhme të afërt. 

 Një tjetër rezultat pozitiv për skuadrën e Pep Guardiolës mund ta çojë ligën në kaos. 

Ylli i Man Cityt do t'i nënshtrohet një operacioni, pritet të mungojë '8 deri në 10 javë'
Lexo po ashtu Ylli i Man Cityt do t'i nënshtrohet një operacioni, pritet të mungojë '8 deri në 10 javë'

Ligës Premier tani mund t’i duhet të përballojë faturën e madhe prej 20 milionë eurosh të Cityt, së bashku me çdo ankesë tjetër të suksesshme nga klubet tjera.

Gjykata, sidoqoftë, nuk ka lidhje me 115 akuzat që janë ngritur kundër Cityt për shkelje të të rregullave financiare. 

Ky vendim mund të lejojë ekipe si City dhe Newcastle të bëjnë marrëveshje shumë më të mëdha në vlerë me sponsorët e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori