LAJMI I FUNDIT:

Mamutët do të mund të ecnin nëpër tokë për pesë vjet

Mamutët do të mund të ecnin nëpër tokë për pesë vjet

Shkencëtarët japonezë thonë se ekzistojnë gjasa të arsyeshme për klonim të suksesshëm të mamutit të leshtë që është zhdukur qëmoti. Nëse krejt shkon sipas planit, lloji i mamutëve i cili ka ngordhur para disa mijëra vitesh do të kthehet në jetë.

Më 2008 shkencëtarët kanë arritur të klonojnë miun duke shfrytëzuar qelizat e miut tjetër i cili ishte ngrirë para 16 vitesh. Shkencëtarët nga universiteti i Kyotos shpresojnë se me ndihmën e kësaj teknike do t’u japin jetë edhe mamutëve të leshtë.

Në fakt, në gusht të vitit të kaluar në tundrën siberiane, në akull, janë gjetur të mbeturat e kafshëve gjigante të cilat dikur kanë ecur nëpër tokë.

Në fakt, këto të mbetura do të mund të përdoreshin për klonimin e mamutëve, mirëpo profesori Akira Iritani, i cili udhëheqë studimin, para së gjithash do të niset në ekspeditë në Siberi dhe të gjejë një mostër të mirë të indeve të mamutit të ngrirë. Nëse nuk arrin të bëj këtë gjë, atëherë do të luten rusët t’u ofrojnë një mostër nga ato që kanë.

“Niveli i suksesit të klonimit deri rishtazi ka qenë shumë i ulët, por tani është deri në 30 për qind. Mendoj se ekzistojnë gjasa të arsyeshme që të kemi sukses dhe një mamut i shëndoshë do të mund të lindte brenda katër deri në pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Iritani për të përditshmen britanike Daily Telegraph. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori