LAJMI I FUNDIT:

Maloku: Nëse SHBA lejon copëtimin e Kosovës, dëmton miqësinë me shqiptarët

Maloku: Nëse SHBA lejon copëtimin e Kosovës, dëmton miqësinë me shqiptarët

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku ka komentuar vizitën e Presidentit të vendit, Hashim Thaçit në Amerikë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maloku ka thënë se Thaçi para se të fotografohet me presidentin Donald Trump ai duhet ta mësojë dialogun.


Sipas tij, nëse SHBA-ja përkrah copëtimin e Kosovës, kjo do ta dëmtojë e komprometojë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan – atë shqiptar.

Maloku ka propozuar plan B për jetësimin e asaj që e ka quajtur projekt për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan.

Shkrimi i plotë

– Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe DE JURE e stimulojnë (politikisht), përkrahin (mediatisht) dhe e faktorizojnë (diplomatikisht) idenë e COPËTIMIT të Kosovës, ATA, ad acta jo vetëm që do e shfuqizojnë gjeopolitikën rajonale të balancave që u krijua në vitin 1999, por, definitivisht do e dëmtojnë e kompromitojnë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan- atë shqiptar!

– Për gjithë këtë “skenar hipotetik apokaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Ëashingtonin e as Brukselin, por, injorancën, hipokrizinë dhe mendjelehtësinë e KASTËS POLITIKE KOSOVARE, që për dy dekada të tëra “miqësinë” me Amerikën e ndërtoj në premisa të gabuara (shkaku i krimit dhe korrupsionit kulminant); e keqkuptoj (shkaku, se menduan që shtetësinë dhe demokracinë duhet të ua ndërtojnë tjerët); e kompromitoj (shkaku se u vetëkënaq me improvizimin e shtetndërtimit);…

– Në fakt, NËSE vërtetë ndodhë ky presedan (e me Donald Trump, po shihet se gjithçka është e mundur) në politikën e jashtme amerikane, shqiptarë e shekullit XXI atëherë, duhet t’u përshtatën rrethanave të reja; gjeopolitike e gjeostrategjike, në mënyrë që Projektin e faktorizimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta kërkojnë gjetiu…Ose, thënë edhe më thjeshtë duhet ta aktivizojnë nga “xhepi” Planin B”.