LAJMI I FUNDIT:

“Mallkimi” i 15 prillit”: Zjarri që shkatërroi Notre Dame, është vetëm një prej katastrofave të shumta që kanë ndodhur në këtë ditë (Video)

“Mallkimi” i 15 prillit”: Zjarri që shkatërroi Notre Dame, është vetëm një prej katastrofave të shumta që kanë ndodhur në këtë ditë (Video)

Zjarri që shpërtheu në natën e 15 prillit dhe kaploi katedralen Notre Dame në Paris, pa dyshim që ka prekur gjithë botën.

Në rrugët e Parisit dolën mijëra qytetarë që nuk mund të ndalnin lotët, derisa shihnin objektin e kapluar nga zjarri që konsiderohet si pjesë e rëndësishme e historisë së këtij vendi dhe simbol i qytetit të dritave, transmeton Telegrafi.


E pas këtij lajmi shokues, përdoruesit e internetit nga e mbarë bota, menjëherë kanë filluar të kujtojnë ngjarje të ngjashme që kanë ndodhur në histori në po të njëjtën datë.

Sulmi më bomba në Boston

Në po të njëjtën ditë të vitit 2013, kishte ndodhur sulmi me bomba në maratonën e Bostonit, ku dy bomba kishin shpërthyer në momentin që personat e parë kishin arritur në vijën e “finishit”.

“Kam parë dy shpërthime. E para ndodhi prapa vijës së finishit. Fillova të vrapojë, dhe më pas dëgjova shpërthimin e dytë. Njerëzit ishin goditur nga copëzat e bombave, vraponin të mbuluar në gjak”, ka shpjeguar ngjarjen gazetari i Boston Herald që kishte marrë pjesë në maratonë.

Në këto shpërthime kishin humbur jetën tre persona, ku njëri prej tyre ishte një djalë 8-vjeçar, kurse mbi 260 tjerë ishin plagosur. Megjithatë sulmi terrorist në maratonën e Bostonit, nuk është ngjarja e vetme katastrofike që lidhet me 15 prillin.

Katastrofa në stadiumin Hillsborough

Shumë njerëz e kujtojnë katastrofën e vitit 1989 në Hillsborough, që konsiderohet si një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e sportit. Në stadiumin e Britanisë së Madhe në gjysmëfinalen e FA Cup, është zhvilluar ndeshja mes Liverpoolit dhe Nottingham Forest.

Për shkak të një gabimi të organizatorëve në stadiumin që mund të pranonte 39 mijë shikues, në tribuna ishin lejuar të futen më shumë se 54 mijë tifozë. E pasi që dikush kishte mbyllur dyert e rrethojës mbrojtëse ku humbën jetën 96 tifozë, mbi 700 tjerë kishin pësuar lëndime serioze. Tifozët që kishin mbetur të ngujuar, ishin shtypur dhe shkelur.

Fundosja e Titanikut

Data e 15 prillit tingëllon edhe më “rrëqethëse” nëse kujtojmë tragjedinë që ka ndodhur në po atë ditë të vitit 1912. Në orët e para të mëngjesit në Oqeanin Atlantik, pas përplasjes në ajsberg ishte fundosur anija britanike e njohur si Titanik.

Kjo anije luksoze kishte nisur rrugëtimin 10 ditor të mbushur me shumë pasagjerë. Por, ky udhëtim nuk zgjati shumë, pasi pas katër ditëve udhëtim rreth orës 23:40, Titanik është përplasur në ajsbergun që i shkaktoi dëme materiale dhe dy orë pasi ishte shënuar data e 15 prillit, është fundosur. Në këtë fatkeqësi kishin humbur jetën 1,517 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori