LAJMI I FUNDIT:

Malli për Kalabrinë

Malli për Kalabrinë

Arbëreshët janë shqiptarë të cilët jetojnë në jug të Italisë që nga shekulli XV dhe XVI. Quhen arbëreshë, sepse ata lanë Shqipërinë që quhej atëherë Arbëria; u vendosën në Itali në shekullin XV dhe XVIII, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të Perandorisë Bizantine nga turqit osmanë.

Shkruan: Lumira Kelmendi

Në tre provinca të Kalabrisë, në atë të Kozencës, të Katanxarit dhe të Kutronit, gjenden sot 33 nga 50 bashkësitë arbërishtfolëse të Italisë. Vetëm në provincën e Kozencës ndodhet gjysma e bashkësive. Arbëreshët kanë luajtur një rol shumë të madh në historinë e Italisë.

Mbi 50 fshatra janë të regjistruara dhe të njohura institucionalisht nga shteti italian si minoritet shqiptar dhe dygjuhësh. Arbëreshët në Itali, sot numërohen mbi 100.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë ata, mbajnë nga dy emra: një në arbërisht dhe tjetrin italisht.

Tabelat në rrugë të urojnë në shqip “Mirë se na Erdhët”. Kjo të bën të ndihesh si në shtëpinë tënde Është gjaku i shprishur dhe gjuha e njëjtë që na bashkon.

Por një gjë të bën krenar, kur je ndër ta flitet arbërisht, përshëndeten arbërisht, gjuhë e trashëguar dhe e ruajtur brez pas brezi për më shumë se 500 vjet me radhë. Ajo, u ruajt nëpërmjet këngëve të tyre pasi gjuha shqipe deri vonë nuk shkruhej. U ruajt duke e mbajtur gjallë gjuhën e arbrit, duke folur me njëri-tjetrin, duke ju treguar fëmijëve të tyre për Arbërinë.

valle

Kur je midis tyre është njësoj si të kthehesh para 500 vjetësh, dëgjon gjuhën e arbrit siç flitej atëherë me disa ndryshime dhe deformime të cilët i përkasin kohës së gjatë që ka kaluar, por megjithatë ajo ekziston, e pastër arbërore, dhe tepër origjinale. E

migracioni nga katundet arbëreshe, për në qytetet e Evropës është shumë i madh, sepse rinia nuk ka perspektivë dhe punë në vendlindje. Shumë arbëreshë gjenden në Milano, Romë, Bari, Napoli, etj

Sidoqoftë, “Shpirti i Arbërit”, sot jeton me gjuhën amtare arbëreshe dhe me dashurinë për kombin shqiptar. Përveç vendeve që të rrisin krenarinë kombëtare, hapësirat e Arbërisë janë edhe troje me një bukuri të madhe turistike.

flamuri

Civita – Çifti

Pikëndalimi i parë ishte katundi arbëreshë Çifti, që gjendet në provincën e Kozencës në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë. Katundi Qifti para ardhjes së arbëreshëve ka qenë i populluar me italianë dhe në Mesjetën e Hershme, që në vitin 1040, në dokumente gjendet i emërtuar Castrum Sancti Salvatoris.

Pas një shuarje të përkohshme të jetës më 1443, pasojë e luftërave, qyteza rishfaqet e gjalluar me disa shtëpi në vitin 1471. Studiuesit arbëreshë janë të mendimit se jeta rilindi prej ardhjes së tyre. Duke filluar prej vitit 1500 e më pas qyteza e rinis jetën me emrin Civita apo qifti në arbërisht, i cili është përdorur shumë shekuj më parë që nga mbërritja e arbëreshëve

Civita është fjalë e gjuhës vendase. Ky emërtim për ta donte të thoshte, çift, pra skifter. Dhe duke qenë se arbëreshët e Çiftit me skifter nënkuptojnë shqiponjën nuk të lënë shteg të gjesh rrugëdalje tjetër veç t’i bindesh arsyetimit se vendbanimi i tyre e ka emrin origjinal Shqiponja. Kështu deri sot për banorët e tij Çifti është foleja e shqiponjës.

civita

Në qytezën Qifti, gjendet edhe muzeu etnografik arbëresh, i cili ruan edhe sot e kësaj dite gjëra dhe momente të familjes se hershme arbëreshe. Kjo sepse, një muze është kujtimi i respektueshëm dhe mbi të gjitha i adhurueshëm i punës së përditshme të të parëve tanë.

Muzeu etnografik u themelua 50 vjet më parë, më 25 maj 1967. ndërkaq, veshjet kanë lashtësi 100 vjeçare.

Muzeu

Demetrio Emanuele drejtori i muzeut dhe njëkohësisht themeluesi i revistës gjithëpërfshirëse të arbëreshëve “Katundi ynë”, thotë se kjo revistë është një prej kështjellave më të mëdha të identitetit arbëror. Është më jetëgjata medie e shkruar arbëreshe në të gjithë historinë pesë shekullore të bashkëkombësve tanë të vjetër.

“Katundi Ynë” botohet njëherë në tre muaj në qytezën arbëreshe të Çiftit (Civita) të Kalabrisë. Tirazhi i saj është 3500 kopje dhe nuk shpërndahen vetëm në Itali, por edhe në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Jo pak prej saj shkojnë deri edhe në Amerikën e Jugut.

Revista me jetë katër dekadëshe nuk e ka ndërprerë publikimin asnjëherë, as nuk e ka shtyrë atë. Botohet me rregullin e një ore zvicerane edhe pse financat e saj jo vetëm nuk janë të pasura, por e rrezikojnë çdo çast.

Cassano Allo’ionio

Rrugëtimin e vazhduam në një tjetër vend, Cassano Allo’ Ionio, që është një qytet i vogël dhe provincë në Kozencë të Kalabrisë, në Italinë e Jugut, i njohur në kohët romake si Cassanum. Origjina e Cassano Alol’Ionio daton qysh në kohët e lashta. Qyteti falë pozitës strategjike ka qenë gjithmonë një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të zonës.

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër, ju mund të shihni pallatet e bukura, kisha të shumta, monumente të kohëve te lashta, që i sjellin vizitorëve një kthim emocionues në të kaluarën.

Ky vend ka një natyrë bujare të projektuar me peizazhe të paparashikueshme dhe pamje me bukuri të verbuar, brenda të cilit Cassano është ngulitur si dëshmi e çmuar e një populli të lashtë.

cassano all'ionio

Gianluca Gallo-kryetar i komunës Cassano All’Ionio përveç mirëpritjes, poashtu shpërbleu me mirënjohje ekipin nga Prishtina. Ai u shpreh:” Së pari mirëserdhët në Kalabri, në Cassano All’Ionio. Prezenca e arbëreshëve në provincën e Kosencës na motivon për të organizuar manifestime të ndryshme.

Katundet afër komunës tonë Cassano All’Ionio, organizojnë aktivitete të shumta si: festivali i këngës arbëreshe, festivali arbëreshë i folklorit, ai i kostumeve arbëreshe etj. Si 500 vjet përpara që Kalabria i mblodhi shqiptarët, kështu po i mbledhim edhe ne tani përmes manifestimeve të ndryshme”.

mirenjohje

Firmo-Firmë

Pas Qiftit, udhëtimin e vazhduam për një tjetër katund arbëresh që quhet Firmë, me rreth 2500 banorë. Në rrugëtim kur hymë në këtë qytezë, ndaluam tek busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Për Skënderbeun arbëreshët zbatojnë dy rregulla të hekurta: emrin ja vendosin rrugës kryesore dhe piedestalin me në krye pamjen e tij të bronztë e ngulin në sheshin qendror.

firmo

Përveç heroit të madh e të përjetshëm të shqiptarëve, në këtë vend mund të rijë vetëm kisha, kurse bashkia nëse është me fat.

Çdo ndërtesë, institucion apo shenjë karakteristike e identifikuese tjetër e qytezës, përfshi edhe postën e karabinierisë, mund të mos e ketë këtë status. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori