LAJMI I FUNDIT:

Maliqi: Autoritetet serbe nuk dhanë ndonjë arsyetim për ndalesën në kufi (Video)

Maliqi: Autoritetet serbe nuk dhanë ndonjë arsyetim për ndalesën në kufi (Video)

Publicisti dhe kritiku i artit Shkëlzen Maliqi, ka folur për ndalesat që i janë bërë atij në kufi nga autoritetet serbe.

Ai në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se veprimet e policisë serbe ndaj tij i kujtuan vitet e 80-ta.


“Nuk ka ndodhë deri tash ndonjë ndalesë, nuk shkoj shpesh në Serbi, në tetor isha për herë të fundit. Procedura ishte e zakonshme, por erdhi polici si në vitet e 80-ta, dhe tha kush është ky Shkelzen Maliqi, eja këtu dhe më tha që ti nuk mundesh me kalua në Serbi”, ka thënë Maliqi.

Maliqi ka thënë se ai i kishte të gjitha dokumentet në rregull, por ata e ndalën pa ndonjë arsyetim.

“Nuk më dhanë kurrë fare arsyetimi. Më tha që nuk ke ndonjë ndalesë, dokumentet i kisha në rregull, po thjesht më thanë nuk mundesh me kalu”, ka deklaruar Shkelzen Maliqi.

Publicisti ka shprehur edhe dyshimet e tij se cilët faktorë kanë mundur të ndikojnë në ndalesën e tij.

“Ndalesa ima ka të bëjë se atje ka tri Serbia. Njëra është pro ruse, tjetra e Vuçiqit e cila pretendon se është evropiane dhe e fundit është ajo e njerëzve si Çedomir Jovanoviçit, që mund të jenë edhe shokët tanë”, është shprehur më tej Maliqi. Telegrafi/

Maliqi: Autoritetet nuk dhanë ndonjë arsyetim për ndalesën në kufij

Maliqi: Autoritetet nuk dhanë ndonjë arsyetim për ndalesën në kufijEmisioni i plotë: https://www.youtube.com/watch?v=1H9cyuOkPkQ

Publiée par RTV Dukagjini sur mardi 19 juin 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori