LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi lehtëson masat anti-COVID, hyrjet në këtë shtet pa certifikatë vaksinimi

Mali i Zi lehtëson masat anti-COVID, hyrjet në këtë shtet pa certifikatë vaksinimi

Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-COVID që nga e premtja (11 mars), e të cilat masa do të vlejnë deri më 24 mars.

Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, qytetarët që duan të hyjnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë për certifikatë vaksinimi.


“Shtetasit e Malit të Zi por edhe të huajt mund të futen në Mal të Zi përmes të gjitha pikëkalimeve kufitare pa (posedimin) certifikatën COVID”, thuhet në njoftim.

Lidhur me lehtësimin e masave antiCOVID në Mal të Zi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar qytetarët e saj të premten se hyrja në Mal të  Zi mund të bëhet pa certifikatë vaksinimi.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme ka shtuar se “qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me COVID- 19”.

Mali i Zi heq masat anti-Covid për shqiptarët, nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi apo test
Lexo po ashtu Mali i Zi heq masat anti-Covid për shqiptarët, nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi apo test

Ministria ka publikuar gjithashtu një link ku qytetarët mund të konsultohen për të gjitha udhëtimet jashtë vendit.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar qytetarët e saj për lehtësimin e masave antiCOVID në Mal të Zi.

Telegrafi i ka shkruar Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi dhe zyrtarëve të MPJD-së, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori