LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtin qëllim, anëtarësimin në BE

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtin qëllim, anëtarësimin në BE

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë qëllim të njëjtë dhe të ardhme të përbashkët – anëtarësim të plotfuqishëm në BE, konstatuan zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi dhe zëvendëskryeministrja për Politika të Jashtme për Integrimet në BE dhe Bashkëpunim Rajonal të Malit të Zi, Jovana Maroviq, në takimin e sotëm në Paris ku edhe të dy kanë marrë pjesë në nismën “Dialogje ballkanike”.

Siç bëri të ditur SÇE, të dy kanë biseduar në disa tema me interes të përbashkët, me fokus në përparimin e të dyja vendeve në reformat dhe proceset e eurointegrimit.


“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi veprojnë me qëllim të njëjtë – anëtarësim të plotfuqishëm në BE. Mali i Zi është partner ynë i rëndësishëm rajonal në rrugën drejt integrimit evropian”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiqi, i cili ditën e dytë të vizitës së punës në Paris e filloi me takimin me Maroviqin.

Siç bëri të ditur SÇE, në takim Mariçiqi dhe Maroviqi biseduan për agjendën evropiane dhe bashkëpunimin rajonal, duke konfirmuar se të dyja vendet me përkushtim punojnë në transformimin e shoqërisë, të ndërtuar mbi vlerat dhe standardet evropiane dhe se fuqimisht ecin në rrugën e vërtetë. Maroviqi, theksohet, ka theksuar se e ardhmja e të dyja vendeve është e përbashkët dhe e njëjtë – anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Mariçiqi në takim i ka konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe të cilat i kemi me Malin e Zi, të cilat vazhdimisht po zhvillohen dhe përmirësohen, ndërsa paralajmëroi edhe se bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane në periudhën e ardhshme do të intensifikohet. “Me dobi të madhe do të jenë shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira të Malit të Zi në procesin negociues”, plotësoi Mariçiqi.

Zëvendëskryeministri Mariçiq në ditën e dytë të qëndrimit në Francë, sot do të takohet edhe me Izabel Dumontin, këshilltare politike për Ballkanin të presidentit Emanuel Makron.

Pritet në fokus të bisedimeve të jenë mbështetja franceze dhe mundësia për përparim në eurointegrimet tona, për gjendjen në negociatat me Bullgarinë, për sfidat e reja të agresionit ushtarak në Ukrainë dhe për prioritetet kryesore të Qeverisë në realizimin e reformave evropiane, theksojnë nga SÇE.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori