LAJMI I FUNDIT:

Mali më i lartë i Francës “Mont Blanc” është ‘tkurrur’ për mbi dy metra lartësi gjatë dy viteve të fundit

Mali më i lartë i Francës “Mont Blanc” është ‘tkurrur’ për mbi dy metra lartësi gjatë dy viteve të fundit

Mali më i lartë i Francës “Mont Blanc” është “tkurrur” me mbi dy metra lartësi gjatë dy viteve të fundit, thanë studiuesit të enjten, duke matur majën Alpine në 4,805.59 metra.

Kjo “tkurrje” prej 2.22 metrash mund të jetë për shkak të uljes së reshjeve gjatë verës, tha Jean des Garets, nga departamenti Haute-Savoie i Francës juglindore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Maja shkëmbore e malit ka një lartësi prej 4792 metrash mbi nivelin e detit, por mbulesa e tij e trashë me akull dhe borë ndryshon në lartësi nga viti në vit në varësi të erës dhe motit.

Studiuesit e kanë matur atë çdo dy vjet që nga viti 2001, duke shpresuar të mbledhin informacione rreth ndikimit të ndryshimeve klimatike në Alpe.

Por “ne po mbledhim të dhënat për brezat e ardhshëm, nuk jemi këtu për t’i interpretuar ato, ua lëmë shkencëtarëve”, citohet të ketë thënë des Garets.

Rreth 20 persona u ngjitën në mal në mes të shtatorit për të kryer matje gjatë disa ditëve, të ndarë në tetë grupe – të pajisura me mjete të teknologjisë së lartë dhe – për herë të parë – një dron.

“Ne kemi mësuar shumë nga këto fushata matëse: ne e dimë se maja po ndryshon vazhdimisht në lartësi dhe pozicion, me ndryshime deri në pesë metra”, ka shtuar des Garets. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori