Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se këtë vit në vendin tonë janë regjistruar dy raste me malarie, të cilat janë importuar nga shtetasit tanë që qëndrojnë në shtetet e Afrikës për kohë të caktuar, ndërkohë që situata epidemiologjike është në kontroll të plotë.
Në një komunikatë për media thuhet se gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike dhe grumbullimit të rasteve për periudhën e pasluftës në Kosovë janë raportuar gjithsej 7 raste me malarie, prej të cilave dy rasteve të reja të sëmundjes së malaries këtë vit.
Malaria është sëmundje ngjitëse, obligative transmisive, që për nga dekursi klinik mund të jetë akute apo kronike. Malaria ka shtrirje të gjerë gjeografike me koncentrim në zonat tropikale, subtropikale dhe ato me klimë të butë.
Pas pickimit të mushkonjës duhet të kalojë 7 deri 14 ditë për t’u shfaqur shenjat e sëmundjes te njeriu. Sëmundja shfaqet me ethe të forta e me të dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht në mbrëmje. Pastaj shfaqet temperaturë e lartë 39-40 gradë C, djersitje, fytyrë të skuqur, mundim, vjellje, kokëdhimbje dhe shpejtim të pulsit.
Te fëmijët sëmundja mund të shoqërohet me konvulzione për shkak të temperaturave të larta. I sëmuri i cili nuk mjekohet me kohë mund të bartë sëmundjen me gjakun e tij deri në tri vjet. Sëmundja bartet përmes gjakut të infektuar me transfuzion.
Sëmundja mjekohet me barna, të cilët shkatërrojnë parazitët e malaries në gjakun e njeriut të sëmurë.
Malaria më së shpeshti shfaqet në pranverën e vonshme, verë dhe vjeshtë. Për t’u mbrojtur nga malaria duhet luftuar mushkonjat, të cilat bartin sëmundjen.
Të gjithë personat që jetojnë në vendet ku ka mushkonja apo udhëtojnë në vendet tropikale duhet të përdorin repelent për të parandaluar pickimin nga mushkonjat. Duhet gjithashtu të aplikohen rrjetat rreth shtratit të gjumit në vendet ku ka mushkonja dhe nuk mund të mbrohemi ndryshe.
Mjekimi me antimalarik duhet të filloj posa të diagnostikohet sëmundja ndaj të cilës akoma nuk është zbuluar vaksinë efikase.
IKSHP rekomandon qytetarët që udhëtojnë në zonat endemike t’iu përmbahen rekomandimeve ndërkombëtare për marrje të masave parandaluese me marrjen e antimalarikëve dhe gjithsesi para udhëtimit të konsultohen me epidemiologët e Institutit Kombëtar.
Shtetasit e huaj me origjinë nga zonat endemike me malaria, të cilët vijnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se nuk janë të infektuar me sëmundjen e malaries dhe për çdo shenjë klinike të paraqiten në Institutin Kombëtar për diagnostikim dhe te infektologu për trajtim.
Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të përgatitur dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në malarie, përfundon komunikata e IKSHP-së./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre