Malaga ‘Macja e zezë’ e Barçës këtë sezon në La Liga (Video)

Barcelona është befasuar nga Malaga në La Liga duke humbur me rezultat 2-0.
Mysafirët ishin më të mirë, por vendasit ishin vrasës në ato pak raste që kishin.
Barça rrezikoi me anë të Luis Suarez në minutën e 16-të, por vendasit u kundërpërgjigjën me gol me anë të Sandro Ramirez në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë klubi katalunas rrezikoi me anë të Neymar, por rrjeta e Malagas mbeti edhe një herë e paprekur.
Jony në minutën e 90-të shënoi për golin e qetësisë dhe me këtë rast i dha fund shpresës së Barcelonës për të marrë pikë nga ky takim.

Pas kësaj humbje Barcelona vazhdon në vendin e dytë me 69 pikë, tri më pak se Real Madridi, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak. Kurse Malaga renditet në vendin e 14 me 33 pikë.
Ndeshja e ardhshme klubit katalunas është ndaj Real Sociedadit.
Malaga është ‘Macja e zezë’ e Barçës këtë kampionat pasi ia ka mohuar pesë pikë, pas kësaj humbje, të gjithë e mbajmë mend barazimin pa gola në Camp Nou. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5hmhgd_all-goals-highlights-hd-malaga-2-0-barcelona-08-04-2017_sport






















































