LAJMI I FUNDIT:

Maksimizoni mundësitë për t’u pranuar në studime jashtë vendit!

Maksimizoni mundësitë për t’u pranuar në studime jashtë vendit!

Student që aspiron studimet jashtë vendit?- ju duhet të jeni shumë vigjilent dhe duhet të krijoni një ide paraprake mbi atë se si do të arrini ta bëni ëndrrën realitet.

Ekzistojnë shumë profile të nxënësve, disa prej tyre mund ta dinë se çfarë dëshirojnë të studiojnë si drejtim kryesor i studimeve të tyre themelore-Bachelor, Master apo PhD, por ka edhe të rinjë të cilët ende nuk janë të profilizuar në atë aspekt.

Në rastin kur orientimi në karrierë mungon, agjensionet për studime jashtë vendit si Wiseword Kosova, ndihmojnë në identifikimin e duhur të drejtimit për studime në bashkëpunim me prindërit dhe institucionin shkollor.

Përveç kësaj, është e rëndësishme që të identifikohet në mënyrë precize edhe universiteti i duhur për studime për profilet e caktuara.

Kjo realizohet përmes hulumtimeve dhe asistencës profesionale nga këshilldhënës profesionist për studime jashtë vendit.

Më tutje, agjensione profesionale që kanë për qëllim këshillimin dhe orientimin e të rinjëve mbi studime jashtë vendit, fokusohen edhe në gjetjen e një programi studimi të përshtatshëm me gjendjen financiare të studentëve.

Mbi të gjitha, është e rëndësishme dhe parimore që të identifikojmë një program studimi efektiv dhe me kosto të përballueshme.

Pas përfundimit të të gjitha këtyre fazave, Wiseword Kosova do ju ndihmojë edhe në orientimin dhe përgatitjen për trajnimet e domosdoshme për studime jashtë vendit, të cilat mund te variojnë nga vendi dhe lloji i nivelit të studimeve.

Testet të cilat duhet të përfundohen për studime jashtë vendit janë: TOEFL, IELTS, GRE, GMAT, SAT, DSH TEST ose TESTDAF.

Për të gjitha këto teste, trajnimin e duhur mund ta gjeni në Wiseword Kosova si një qendër profesionale e kurseve të ndryshme.

Për të gjithë hapat e cekur deri më tani, ju duhet të siguroni asistencë profesionale në mënyrë që të maksimizoni mundësitë e juaja për t’u pranuar në universitetet më të mira të botës dhe për të qenë pjesë e një sistemi edukimi efikas.

Artikull i sponzorizuar