LAJMI I FUNDIT:

Makpetrol hapi pikën e re të karburanteve në qytetin e Velesit

Makpetrol hapi pikën e re të karburanteve në qytetin e Velesit

Kompania e karburanteve Makpetrol hapi një pikë të re në qytetin e Velesit, duke i’u bashkuar kështu rrjetit modern zinxhiror të kësaj kompanie në mbarë vendin.

Edhe kjo pikë njejtë si pikat tjera është e pajisur sipas standardeve më të larta botërore dhe do të plotësojë nevojat e përditshme të konsumatorëve të qytetit të Velesit dhe rrethinës.


Investimi i ri i Makpetrol vjen në vitin kur kompania feston 75 vjetorin e themelimit dhe ekzistencës në tregun vendas, periudhë në të cilën si lider në tregun e produkteve të naftës, ajo përpiqet vazhdimisht të promovoj produktet  dhe shërbimet të saj inovative.

Pompa e re është plotësisht e modernizuar, duke ofruar shërbim të pandërprerë dhe me katër vende shërbimi në të njejtën kohë.

Karakteristikat teknike të këtij stacioni janë në përputhje me normat strikte të sigurisë teknike për objektet e derivateve, njëkohësisht plotëson çdo standard nga ana estetike dhe moderne, duke ofruar funksionalitet të plotë.

Përveç kësaj, stacioni i karburantit përfshinë dhe shërbimin Shop&Drive me një gamë të gjerë produktesh në të cilat konsumatorët mund të marrin gjithçka që u nevojitet.

Karburantet e gjeneratës së re ULTRA janë në dispozicion në këtë pikë karburanti, duke ofruar formën më të avancuar me teknologjinë më të re që lejon uljen e konsumit dhe rritjen e efikasitetit të energjisë.

Teknologjia e re ofron performancë më e mirë e automjetit, mbrojtje më e madhe e motorit dhe reduktim të
emetimeve të substancave të dëmshme të shkarkimit, të cilat nga ana e tyre kontribuojnë në një mbrotje më të madhe të mjedisit.

Kjo pikë karburanti ofron naftë për automjete, si dhe naftë për amvisëri.

“Rritja e numrit të pikave të karburantit është synimi ynë afatgjatë dhe një strategji e kompanisë
që synon t’u japë konsumatorëve akses të lehtë karburantesh dhe produktet e tjera të cilësisë më të lartë kudo dhe në çdo kohë përmes një niveli të lartë të shërbimit. Duke modernizuar ofertën e pikave tona të karburantit, ne e bëjmë të mundur shërbimin e plotë në një vend, d.m.th furnizim i automjeteve me karburant dhe ofrimin e shërbimeve Shop&Drive”, theksojnë nga Makpetrol.

Orientimi aktual i kompanisë është gjithmonë të ofrojë cilësi, bsueshmëri dhe furnizim ekonomik me derivate të naftës, gazit dhe biokarburanteve.

Makpetrol përfaqëson emër që garanton cilësi ndaj do të jetë kompani lider edhe në vitet e ardhshme
në tregun e Maqedonisë së Veriut.