LAJMI I FUNDIT:

Makinën e re Hyundai do ta shesë vetëm përmes internetit (Foto)

Makinën e re Hyundai do ta shesë vetëm përmes internetit (Foto)

Hyundai ka bashkuar forcat me kompaninë e shitjeve përmes internetit, Amazon, për të shitur modelin e ri të makinës Elantra.

Për të reklamuar, përshkruar dhe kompletuar sa më mirë veturën, janë angazhuar njohësit më të mirë të automobilizmit, në mënyrë që klientit t’i plotësohen të gjitha kërkesat, transmeton Telegrafi.


Modeli Elantra…

Kur klientit t’i jenë plotësuar të gjitha kushtet dhe kryhen pagesat përmes bankës, kompanitë tjera kryejnë obligimet e transportit.

Deri tani Amazon shet veturat Fiat 500 dhe Panda, ndërsa blerësit janë shprehur mjaftë të kënaqur.

Nuk dihet nëse në këtë formë do të shitet vetëm Elantra, apo kjo është një testim për modernizimin e formës së shitjeve të makinave. /Telegrafi/