LAJMI I FUNDIT:

Makinat më të mira elektrike pritet të shtrenjtohen (Foto)

Makinat më të mira elektrike pritet të shtrenjtohen (Foto)

Po që se keni vendosu për ndonjë Model 3 apo Bolt, më mirë veproni me shpejtësi

Blerja e një makine elektrike, vije me një numër të konsiderueshëm kompromisesh, transmeton Telegrafi. Mbushja e baterisë zgjatë shumë më shumë, se sa mbushja e një rezervuari, teksa shoferi është gjithnjë në stres, se bateria mund t’i mbarojë dhe nuk ka ku e kthen në gjendjen e mëparshme.


Për këtë arsye, shitja e makinave elektrike, prej atyre të zakonshme, është ende në margjina shumë më të vogla.

Sipas Automotive News, prodhuesit si Tesla dhe GM do të rrisin çmimin e EV, për shkak se për çdo 200 mijë njësi të shitura, duhet të paguajnë një taksë shtesë.

Me rritjen e prodhimit dhe kalimin e këtij limiti, atëherë del se më nuk kanë llogari të shiten me këto çmime. Njëjtë do të ndodhë edhe me makinat elektrike nga Nissan dhe Ford, që shesin nga 120 mijë respektivisht 180 mijë njësi në vit.

Njohësit e makinave, konsiderojnë se ngritja e çmimeve për EV është e pashmangshme, ndërsa sugjerojnë që ata të cilët duan të pajisen me to, të veprojnë me shpejtësi. /Telegrafi/