Turistë nga vendi dhe të huaj këtë fundjavë sërish i’a mësynë Kodrës së Diellit. Për dallim nga javët e kaluara kësaj here pati më pak vizitorë. Megjithatë ankesat kryesore të tyre ishin për mungesën e vendeve të parkimit, shkruan Alsat.
“Turistë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit sot kanë shijuar motin e mirë këtu në Kodrën e Diellit duke skijuar dhe duke u argëtuar bashkë me familjet e tyre. Nuk kanë munguar edhe turistë jashtë vendit siç është Kosova e Shqipëria. Megjithatë e gjithë kjo kënaqësi e ditës, në orën 15 kur dhe mbyllen skiliftet fillon që të krijojë nervozë te turistët, shkaku i tollovisë që bëhet dhe pritjeve të mëdha për tu kthyer në qytet”.
Vizitorët kërkojnë nga institucionet angazhim më të madh në drejtim të gjetjes se një zgjidhjeje për vend parkime, por edhe investime dhe një kujdes më te madh për këtë pikë turistike.
“Puna e parkimeve do të thotë është pak më e komplikuar sa kemi mundur ta vërejmë. Na bie më shumë të ecim, pra e gjithë çështja është te parkimi”, tha një vizitorë.
“Kur shkojmë ne në ora 8 në mbrëmje është mire, por në mesditë bllokon”
“Është diçka e lënë pas dore. Praktikisht ka këtu unë që e mbaj mend 35 vjet këtu nuk është ndërtuar thuajse asgjë. Nuk ka parkingje. Javën e kaluar ka qenë dikur deri afër Lisecit. Prej në Lisec njerëzit kanë ardhur deri këtu“
“Kur ka trafik ka edhe nervozë. Parkingjet janë problem i gjithanshëm”.
Drejtori i Elem Turs, për Alsat tha se shkaktar më i madh i kolonave zakonisht është faktori njeri me parkimet vend e pa vend.
“Bëhet fjalë për faktorin njeri nuk është se nuk ka qenë rruga e kalueshme, apo nuk ka qenë komunikacioni i rregulluar. Gjithçka ka qenë e përgatitur, në kondicion, në bashkëpunim, në koordinim me të gjitha strukturat e nevojshme, por ja që faktori njeri di të bëjë ndonjëherë edhe kështu tollovi”, tha Adem Avziu, Drejtor i Elem Turs
Çdo fundjavë vizitorët ankohen se gjatë kthimit të tyre nga Kodra e Diellit duhet të presim me orë të tëra në kolonë për të arritur në qytet. Kjo ndodh si pasojë e mungesës së vendeve për parkim, ndërsa veturat uzurpojnë të dyja anët e rrugës./alsat.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zelenskyy me urime për Siljanovskën: E vlerësojmë mbështetjen e Shkupit në luftën kundër pushtimit rus
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet Berishës dhe deputetes Selimi
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër