Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka prekur gjysmëfinalen e Grand Slamit të Dusseldorfit në Gjermani.

Majlinda ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi gjatë ditës së sotme.


Xhudistja pejane kësaj radhe në çerekfinale ka arritur të mposht koreano-jugoren Bokyeong Jeong.

Majlinda nuk e nisi mirë ndeshjen pasi mori një ndëshkim dhe ishte në disavantazh 1-0.

Megjithatë, pejania arriti të kthehet në lojë duke triumfuar në fund ndaj Jeong me ippon.

majlinda 3

majlinda 4

Vlen të theksohet se xhudistja jonë bënë gara në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Majlinda do të ndeshet me kundërshtaren e shpeshtë të saj, Odette Giuffrida. /Telegrafi/

majlinda 5

majlinda 6