Mahnitëse: Ju flet presidenti më i mirë e më i varfër në botë (Foto/Video)

Ish-luftëtarit gueril nuk i pëlqen kur njerëzit i referohen si "presidenti më i varfër në botë”. 78 vjeçari ka mjaft kohë në politikë dhe e di se do të ishte qesharake të pretendosh se kjo mënyrë e tij e jetesës duhet të vlejë për të gjithë, por do të donte që të tjerët ta ndjekin shembullin e tij.
“Nuk jam presidenti më i varfër. Më i varfër është ai i cili ka nevojë për shumë mjete jetese”, ka thënë Mujica, duke shtuar se plot vite ka qenë i lumtur sikur ta kishte vetëm një dyshek për të fjetur.
LEXO PO ASHTU: Pasuria e presidentit të Uruguait, një “breshkë”
“Po të kërkoja këtë nga njerëzit, do të më vrisnin”, ka thënë Mujica për The Guardian, në një intervistë që u zhvillua në shtëpinë me një dhomë , e cila gjendet mes të fushave të krizantemës jashtë Montevideos. Në shtëpi jeton me gruan e tij Lucie Topolansky, anëtare e Kongresit .
Sigurimi i vetëm në rrugën për në shtëpinë e tyre janë dy roje të parkuara në një rrugë kalimtare dhe qeni me tri këmbë, Manuela.
Mujica është ish-anëtar i grupit gueril Tupamaros, që u bë i njohur për plaçkitje dhe rrëmbime në vitet '70 të shekullit të kaluar, por edhe për ndarje të ushqimit dhe të parave me të varfrit. 78 vjeçari i kaloi 14 vjet në burg, ndërsa policia e qëlloi gjashtë herë .
Në krye të Uruguait erdhi në vitin 2010, ndërsa shpejtë ka fituar lëvdata nga e gjithë bota për një mënyrë modeste të jetesës dhe dënimin e konsumit të tepërt. Komplimentet i ka marrë edhe për politikat e martesave mes homoseksualëve, abortin dhe legalizimin e kanabisit, duke e bërë shtetin e tij më liberalin në Amerikën Latine .
LEXO PO ASHTU: Një president ndryshe
Ai është krenar për vendin e tij. Uruguai është një nga vendet më të sigurta në rajon dhe regjistron përqindjen më të ulët të korrupsionit . Vendi i tij është përshkruar si një "ishull i refugjatëve në botën e njerëzve të çmendur”. Qeveria kujdeset për qytetarët e saj dhe përcakton çmimet e furnizimeve themelore, të tilla si qumështi, por gjithashtu siguron një kompjuter dhe arsim falas për çdo fëmijë.
Energjia dhe industria e telekomunikacionit është e shtetëzuar, ndërsa Uruguai nën udhëheqjen e Mujicas arriti në krye të botës kur është fjala për kufizimin e përdorimit të duhanit. Ai kohët e fundit ka legalizuar marihuanën dhe kështu shteti tash ka rolin kryesor në prodhimin e tij, të shpërndarjes dhe shitjes.
“Vendi im nuk është shumë i hapur. Këto masa janë logjike. Kur bëhet fjalë për marihuanë , nuk është fjala për liberalizëm. Ne duam të heqim përdoruesit nga dilerët, por gjithashtu të kufizojmë përdorimin e tyre nëse kalon sasinë e arsyeshme të shpenzimit. Si alkooli. Nëse çdo ditë e pi një shishe uiski, atëherë ju duhet të trajtoheni si një person i sëmurë “, tha Mujica.
Ai beson se fuqia e kapitalit global kufizon mundësitë e Uruguait për të përmirësuar shoqërinë .
LEXO PO ASHTU: Njeriu i mahnitshëm: Presidenti më i varfër dhe më i dashur në botë (Foto)
"Jam i lodhur nga gjendja aktuale. Jemi në kohën kur ne nuk mund të jetojmë nëse nuk e pranojmë logjikën e tregut”, tha Mujica , duke shtuar se bota ka lënë fenë dhe filozofinë dhe se ka ngelur automatizimi në bazë të së cilës bëjmë atë që thotë tregu. “Në politikën moderne fjala është për pragmatizëm afatshkurtër”, shpjegoi Mujica .
Vitin e kaluar ai kundërshtoi idenë e paraqitur në konferencën e Kombeve të Bashkuara, Rio +20 , sipas së cilës rritja ekonomike realizohet me konsum më të lartë. Megjithatë, me një rritje prej pak më shumë se 3 për qind , Mujica me gjysmë zemre pranon shtimin e pronës.
"Unë jam president. Luftoj për investim më të madh dhe më shumë punë, për shkak se njerëzit kërkojnë çdo herë e më shumë. Jam duke u përpjekur për të zgjeruar konsumin, por edhe të zvogëlojë shpenzimet e panevojshme... E kundërshtoj harxhimin e panevojshëm të energjisë, të resurseve dhe të kohës. Duhet të ndërtojmë gjërat që rrinë gjatë”, shpjegon ai.
LEXO PO ASHTU: Për zëvendësministrat, 420 mijë euro në vit!
Ai pranoi se nuk ka përgjigje për të zgjidhur këto kontradikta, por ish-marksisti tha se kërkimi për një zgjidhje duhet të jetë politik.
“Tani mund të riciklojnë pothuajse çdo gjë. Nëse jetojmë sipas nevojave tona, në qoftë se do të ishim të kujdesshëm, të gjithë njerëzit në botë do të kishin atë që ju duhet. Politika globale duhet të lëvizë në atë drejtim. Por, ne mendojmë si njerëz e si shtet, jo si një lloj”, tha Mujica.
Presidenti Mujica ka ndjenja të përziera kur është fjala për protestat në Brazil, Turqi dhe Egjipt. Ai beson se bota ka nevojë për një revolucion, por pa të shtëna dhe pa dhunë. Vlerëson se revolucion nënkupton ndryshim të mendimit dhe si shembull përmend konfuçianizmin dhe krishterimin. /Telegrafi/














































