LAJMI I FUNDIT:

Mahatma Gandhi: Zoti nuk e njeh religjionin! Lutjet, agjërimin dhe urinë e kanë shpikur njerëzit!

Mahatma Gandhi: Zoti nuk e njeh religjionin! Lutjet, agjërimin dhe urinë e kanë shpikur njerëzit!

Mohandas Karamchand Gandhi konsiderohet si njëri nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore. Ai ka lënë shumë mesazhe të fuqishme për njerëzimin, para se të vdiste

Thëniet më poshtë janë përmbledhje të fjalëvë të arta të Gandhit, transmeton Telegrafi.

Zoti nuk ka religjion… Zoti nuk ka kanune, pesë shtyllat dhe rregulli që të mos barten rroba të larme. Nuk i intereson a agjërojmë, pimë qumësht apo hamë mish, a hamë gjatë lindjes së diellit.

Zoti nuk kërkon leximin e lutjeve, rrethprerjen dhe besimin që bota bazohet në vuajtje. Nuk i nevojitet agjërimi dyjavor, fytyra e dobësuar dhe vuajtje në zemër për shkak të vdekjes së familjarit.

Të gjitha këto i kanë shpikur njerëzit: ata verbuan perënditë, pikturuan ikona dhe dekorime në gurë të bardhë.

Me shekuj kanë zhvilluar luftëra fetare, kanë vrarë femra flokëkuqe dhe ata të cilët mendojnë ndryshe. Kanë shkruar qindra libra, kanë zhvilluar mijëra rregulla dhe kufizime. Kanë dënuar ata të cilët nuk bëjnë Mikva, nuk luten për të vdekurit, në mënyrën e protestantëve dhe nuk njohin liturgjitë. Dhe asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 2000 vjetëve.

Kemi mësuar gjuhë, kemi përdorur internetin, kemi zhvilluar telefona të mençur, kemi ruajtur qelizat burimore, por vazhdojmë të vrasim, të plaçkitim, gënjejmë dhe urrejmë me gjithë Krishtin, Krishnan, Muhamedin dhe Budën. Luftojnë në rrugë dhe kalime nëntokësore.

Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.

Të gjitha religjionet e botës, ndërkohë që mund të ndryshojnë në gjëra të tjera, të gjitha shpallin se asgjë nuk ekziston në botë përveç së Vërtetës.

Përpara fronit të të Gjithëfuqishmit, njeriu do të gjykohet jo nga veprimet e tij, por nga qëllimet e tij. Sepse vetëm Zoti i lexon zemrat tona.

Vetëm për besimin tim në Zot, unë do të isha bërë një maniak i çmendur

Secili i lutet Zotit sipas bindjes së tij.

Nganjëherë Zoti provon t’i lerë për në fund ata që dëshiron t’i bekojë.

Unë besoj në të vërtetën themelore të të gjitha religjioneve të mëdha të botës.

Kemi qindra armiq dhe shumë pak miq. Tërësisht kemi harruar përse jetojmë, përse frymojmë… Dhe ne madje edhe nuk e dimë që në këtë tokë kemi ardhur me një detyrë – për ta gjetur zemrën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori