LAJMI I FUNDIT:

Magjistari qëllon veten me plumb në gojë, por gjërat nuk shkojnë sipas parashikimit (Video)

Magjistari qëllon veten me plumb në gojë, por gjërat nuk shkojnë sipas parashikimit (Video)

David Blaine, një iluzionist i njohur amerikan, ka provuar një truk të rrezikshëm, që të ndalë plumbin me dhëmbë ku për pak sa nuk i ka kushtuar jetën.

Ai e ka bërë provën para publikut të Grand Garden Arena në Las Vegas.


Dav Blaine është vetëqëlluar në gojë me një pushkë të kalibrit 22, me qëllim që të ndalë plumbin me dhëmbë.

Mes dhëmbëve ai mban një kupëz metali për të ndalur plumbin dhe në gojë ka një mbrojtje speciale.

Por, mbrojtja është thyer dhe plumbi e ka plagosur, përcjell noa.al.

David, pas të shtënës, shihet se ka filluar të lëvizë me vështirësi.

Ai më pas ka treguar se në ato çaste kishte menduar se kishte vdekur.

Fatmirësisht ai ka shpëtuar me një plagë në gojë. /Telegrafi/