Më 28 qershor 1971, Francis Ford Coppola po kryente disa rregullime të fundit në përfundimin e përshtatjes e tij të kushtueshme diskutueshme kinematografike të librit bestseller të Mario Pucios “Kumbari”. Atë ditë Coppola po xhironte pjesë të masakrës së famshme kulmore të filmit, në të cilën Michael Corleone merr drejtimin e mafisë së New Yorkut duke ekzekutuar rivalët e tij me një armë automatike.
Teksa Joe Spinelli që luante rolin e njërit prej njerëzve të fortë të Michaelit, qëlloi me gjashtë plumba një bos imagjinar të mafisë së New Yorkut gjatë kohës kur ky kishte mbetur i bllokuar në një derë rrotulluese në një hotel dhe kjo ngjarje në fakt i referohej bosit Joe Colombo, i cili u qëllua për vdekje në një tubim italo-amerikan në ‘Columbus Circle’, jo me shumë se katër blloqe larg nga vendndodhja e Coppolas.
Kjo vrasje qe akti i parë në një luftë të egër mes bandave të mafisë, e shpallur nga një drejtues i ri dhe vizionar me emrin Joe Gallo. Por, ky qe fundi i lidhjes çuditshme mes Kolombos (i cili mbeti në koma deri në vdekjen e tij në vitin 1978) dhe “Kumbarit”, një film që nuk mund të ishte realizuar pa dakordësinë e Colombos. Siç përshkruhet në detaje në dokumentarin “Kumbari dhe Mafia”, Colombo kishte lënë të vetë kuptohej se ndërmjet tij dhe producentit të “The Godfather”, Al Rudi, kishte një pakt. Ai kërkoi që organizata kriminale të monitoronte narrativin e filmit, në të kundërt nuk do të mund të xhirohej as edhe një skenë e tij, transmeton bota.al shkrimin e The Guardian.
Duke e ditur se filmi do të humbiste të gjitha vërtetësinë e tij nëse xhirohej në studio të mbyllura, Rudi nuk kishte asnjë mundësi përveçse të pajtohej me kushtet dhe sërish mediat u morën gjatë më këtë histori – një shtrëngim duarsh me djallin – duke e masakruar për disa muaj me radhë.
Sigurisht e gjitha kjo i bënte jo pak publicitet filmit dhe disa komentues si Carlos Clarens, në studimet e tij historike të vitit 1980 mbi filmat me krim, kujton se “filmimi nën kërcënimet e përditshme kishte funksionuar për mrekulli, duke rikthyer në kinema madhështinë e një filmi të ngjashëm me gangsterë “Porta për në ferr” (1930).
Detajet janë interesante. “Kumbari” ishte shkruar nga Pucio, një italo-amerikan që u rrit në Hell’s Kitchen, por që nuk ishte takuar asnjëherë me ndonjë mafioz. Ai e bazoi rrëfimin e tij mbi këta të fundit kryesisht nga rrëfimet e krupierëve të kazinove në epokën e artë, Las Vegasi i viteve ‘të gjashtëdhjeta i Mo Dalic dhe Rat Packut.
Por, kjo nuk e pengoi atë nga arritja e një shkallë të tillë mbresëlënëse të origjinalitetit, aq sa në kohën kur filmi u bë një hit, shumë mafiozë të vërtetë filluan të përputhnin sjelljet e tyre sipas ritualeve të përshkruara nga Pucio dhe Coppola – si puthjet faqe më faqe dhe puthja e unazës gati papnore të Kumbarit, duke u zotuar për besnikëri.
Përvoja totale e zhytjes në botën e mafisë që paraqiste filmi – i arritur nga efekti i mbajtjes së audiencës emocionalisht të lidhur me mafiozët, dukej sikur të çonte në vitin 1945, edhe tani është e vështirë të imagjinohet që një bllok larg nga sheshi i xhirimeve ishte viti 1971 dhe mafia e vërtetë e New Yorkut, që qe duke përjetuar të njëjtat trazira si gjithë të tjerët në ato kohë marsiane.
Edhe pse dokumentari na e fsheh pjesën më të madhe të kësaj, nuk ka një prezantim të vërtetë të pasurisë dhe kompleksitetit të asaj periudhe të historisë së mafisë. Colombo ishte kreu i asaj që më parë kishte qenë familja mafioze Profaci, të cilën e kishte trashëguar në mesin e viteve të gjashtëdhjeta vetëm për shkak se Joe Gallo kishte qenë në burg për 10 vjet.
Në filmin “Djem të mirë” adoleshenti Henry Hill thotë mes të tjerash: “Ishte një kohë e lavdishme, para Appalachin dhe para se Joi i Krisur të fillonte një luftë me bosin e tij…”. Appalachin ishte referencë ndaj një operacioni të bujshëm të FBI-së ndaj pasurive të një bosi kryesor të mafisë së New Yorkut në vitin 1957. Ishte duke u zhvilluar një mbledhje e krerëve të mafisë, kur agjentët arrestuan dhjetëra prej tyre, teksa mafiozët hodhën në tokë armë, bizhuteri dhe mijëra dollarë në para të gatshme (incidenti përmendet tërthorazi në episodin e fundit të sezonit të pestë të “The Sopranos”.
Ndërkohë Joe Gallo e pa drogën si burim të madh fitimi dhe pavarësisht kundërshtimeve të forta të një bosi të vjetër korleonez, Lucky Luciano, ai nuk e pati problem në krijimin e partneriteteve të shpërndarjes së drogës me zezakët në Harlem dhe Bedford-Stuyvesant, duke sjellë me anije shumë ngarkesa. Lufta që pasoi në fund të viteve të pesëdhejta (e përmendur tek Kumbari II – “Jo këtu, Carmine!”), e përçau organizatën, rrëmbeu titujt kryesorë në media dhe e inkurajoi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, Bob Kennedy, të ndiqte pa mëshirë mafinë pas vitit 1960 – duke u fokusuar te figura si Jimmy Hoffa dhe bosët e mafisë së Chikacos, Tampas në Florida dhe New Orleansit (të cilët më vonë mund të kenë ndihmuar në vrasjen e vëllait të tij John).
Pra, ishte një vëllazëri mafiozësh shumë e rraskapitur që u mor me Coppolan dhe Rudin në vitin 1971. Ai qe ndërkaq një komunitet që kishte pak shije për publicitetin. Në kinema, fjalët “mafia” dhe “Cosa Nostra” dëgjoheshin rrallë para filmit “Vëllazëria” i vitit 1968. Edhe J Edgar Huver e minimizoi rëndësinë e mafisë gjatë viteve të tridhjeta, katërdhjeta dhe pesëdhjeta – duke ekzagjeruar kërcënimin komunizmit – ndoshta për shkak gjeniut të financave të mafisë Meyer Lansky (Hyman Roth te Kumbari II) që e pati shantazhuar Huverin mbi homoseksualitetin e tij që në fillim të vitit 1935.
Megjithatë, në një epokë shumë të trazuar mbi çështjet racore dhe etnike, italianët si Joe Colombo gjetën një mënyrë për të shprehur ankesat e tyre me natyrë etnike. Edhe pse komuniteti italian ishte shërbyer mirë nga grupet sociale si “Kalorësit e Colombit dhe “Urdhri i Bijve të Italisë”, Colombo u përfshi në një sipërmarrje të re, shumë të ndikuar nga mafia dhe të quajtur në frymën e kohës, Lidhja Italio-Amerikane e të Drejtave Civile.
Dhe mbërritja e “The Godfather” në Manhattan, i dha grupit një mundësi për të rritur profilin e tij. Lidhja kërkoi të drejtën e konsultimit, dhe i dha në këmbim Rudit qasje në zonë. Frank Sinatra – ndoshta i pakënaqur mbi referencat e Pucios mbi mënyrën përmes të cilës ai siguroi rolin e tij në filmin “Nga këtu drejt përjetësisë” – ngriti një organizatë institucion për mbledhjen e fondeve në ‘Madison Square Garden’, ndërsa politikanët vendorë morën pjesë në mitingun e parë të Lidhjes në vitin 1970, duke dënuar paragjykimet anti-italiane.
Një etje për të qenë në titujt e parë të mediave dhe blicet e fotografëve, duket të ketë qenë pjesë e motivimit të Joe Colombos, për t’u ngatërruar me Lidhjen dhe xhirimin e filmit “Kumbari”. Por kjo do shënonte edhe rënien e tij. Mafias që pëlqente sekretet dhe i urrente kamerat, u ngop me të. Duke punuar në partneritet me bosin e bosëve Carlo Gambinon, Joe Gallo, sërish i lirë dhe jo më pak i çmendur, porositi një shokun e tij kriminel zezak, Jerome Johnson, që e ekzekutoi Colombon gjatë tubimi të dytë vjetor të Lidhjes Italo-Amerikane në “Columbus Circle”.
Pasoi një gjueti ndaj gangsterëve zezakë që deri atëherë ishte diçka krejtësisht e huaj për mënyrën e veprimit të mafias, por askush nuk u mashtrua. Johnsoni u qëllua nga një person që u largua me shpejtësi, por të gjithë të dyshuan te Gallo për shkak të lidhjeve të tij në Harlem.
Kur vetë Gallo u vra një vit më vonë – në një shtëpi në “Mulberry Street” duke festuar ditëlindjen e tij të 43-të, ai kishte fituar shijen e tij për publicitet; kishte filluar të adhuronte shkrimtarët (kishte lexuar Camu dhe Sartrin në burg), dhe ishte duke shkruar kujtimet e tij, “A-Block”. Pas përvojës fatale të Joe Colombos me “The Godfather”, ju do të mendoni se Gallo mund të kishte mësuar leksionin e tij. Siç doli më vonë, ai vdiq në të njëjtën mënyrë si Virgil “Turku” Solozo, nga dora e vrasësit të ri Michael Corleone, në një shpërthim gjaku dhe salce – tamam si në filma.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje