LAJMI I FUNDIT:

Maduro i Venezuelës “ka një ofertë jo me para të gatshme” për ata që shesin vaksinat kundër COVID-19

Maduro i Venezuelës “ka një ofertë jo me para të gatshme” për ata që shesin vaksinat kundër COVID-19

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, të dielën propozoi të paguante vaksinat kundër coronavirusit naftë, megjithëse ai dha pak detaje se si do të funksiononte një skemë e tillë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, eksportet e karburanteve të papërpunuara të vendit në krizë kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta në dekada që kur Uashingtoni sanksionoi kompaninë shtetërore të naftës Petroleos de Venezuela në vitin 2019, duke ndërprerë eksportet e Venezuelës në Shtetet e Bashkuara dhe duke dekurajuar shumë klientë të tjerë të blejnë gjithashtu naftën e Venezuelës.


Dhe Maduro ka thënë se Venezuela po punon për të paguar vaksinat nga mekanizmi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – i cili siguron aksesin e vaksinave në vendet e varfra – si përmes fondeve të Venezuelës të ngrira në llogaritë e huaja për shkak të sanksioneve, ashtu edhe përmes dërgesave të naftës.

“Venezuela ka anijet e naftës dhe ka klientët që do të blejnë naftën tonë”, tha Maduro në një fjalim të televizionit shtetëror. “Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur për të ofruar naftën për vaksinat, por nuk do t’i lutemi askujt”.

Ndryshe, Venezuela ka marrë doza vaksine nga aleatët, si Rusia dhe Kina.

Qeveria dhe opozita kishin qenë në bisedime me Organizatën Shëndetësore Panamerikane (PAHO) mbi mundësinë e Venezuelës në vaksinat përmes COVAX, por qeveria tha javën e kaluar se nuk do të pranonte vaksinën e AstraZeneca PLC, një nga inokulimet kryesore të vendosura nga COVAX në Amerikën Latine.

Ndërkohë Uashingtoni etiketon Maduron – i cili ka mbikëqyrur një kolaps ekonomik që nga marrja e detyrës në vendin e Amerikës së Jugut në vitin 2013 – si një diktator që manipuloi rizgjedhjen e tij në 2018 dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori