Madonna sfidon moshën - mbresëlënëse në sfilatën Dolce & Gabbana në Milano

Madonna shfaqet provokuese në Javën e Modës Dolce & Gabbana në Milano, duke mbajtur një fustan të zi me korse dhe doreza blu lateksi.
Superylli, 67 vjeçe, mbërriti të shtunën për sfilatën Vjeshtë/Dimër 2026/2027 dhe tërhoqi vëmendje me një fustan të shkurtër me të brendshme dantelle, korse me lidhëse dhe fund sateni.
Ajo e kompletoi pamjen me geta transparente, xhaketë të zezë të madhe, mokasina lyer, doreza blu dhe aksesorë të shndritshëm, shkruan DailyMail.

Madonna ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Akeem Morris, 29 vjeç, dhe më vonë u pa duke biseduar me stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana në rreshtin e parë të shfaqjes.
Këngëtarja ka treguar gjithashtu pamjen e saj sfiduese për moshën në Instagram, ku ndau fotografi me korse të zezë, duke kaluar kohë me Akeem dhe vajzat e saj binjake, Stella dhe Estere. Fansat komentuan pozitivisht, duke shprehur pritshmëri për albumin e saj të ri, që pritet këtë vit.
Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve, përfshirë Stella dhe Estere, David dhe Mercy si dhe Lourdes Leon dhe Rocco Richie. /Telegrafi/





























































