LAJMI I FUNDIT:

Madonna rikthehet në rrjetet sociale për herë të parë që pas daljes nga spitali

Madonna rikthehet në rrjetet sociale për herë të parë që pas daljes nga spitali

Madonna ka shpërndarë foto për herë të parë pasi u shtrua në spital në fund të muajit të kaluar për shkak të një “infeksioni serioz bakterial”.

Të martën, këngëtarja 64-vjeçare e “Vogue” ka ndarë një sërë ‘selfie’ me fansat e saj në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, Madonna shfaqet me një buzëqeshje të qetë në fytyrën e saj teksa përqafon një buqetë të madhe me trëndafila rozë.


View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

“Një trëndafil i vetëm mund të jetë kopshti im. Një mik i vetëm bota ime. Faleminderit”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo gjithashtu postoi dy ‘selfie’ të njëpasnjëshme në InstaStory, ku mban një pellush ngjyrë vjollce.

Pas shtrimit në spital, këngëtarja e “Frozen” foli për herë të parë në Instagram më 10 korrik – duke falënderuar fansat për “energjinë pozitive, lutjet dhe inkurajimin”.

Foto: Madonna

“Kam ndjerë dashurinë tuaj. Jam në rrugën e rikuperimit dhe tepër mirënjohëse për të gjitha bekimet në jetën time”, shkroi ajo mes tjerash.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar në të njëjtën ditë, Live Nation “konfirmoi se pjesa e parë e Turneut Celebration në Amerikën e Veriut për fat të keq është shtyrë. Datat e riplanifikuara do të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Fansat inkurajohen të mbajnë biletat e tyre ashtu siç do të jenë e vlefshme për datat e reja sapo të shpallen”.

Kompania vazhdoi, “Turneu është planifikuar të nisë aktualisht në Evropë në tetor”.

Foto: Madonna

Menaxheri prej kohësh i Madonnas, Guy Oseary, konfirmoi fillimisht se këngëtarja ishte shtruar në spital në një postim në Instagram më 28 qershor.

Të gjitha lajmet nga Madonna
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Madonna

“Të shtunën, më 24 qershor, Madonna kishte një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në intubim. Shëndeti i saj po përmirësohet, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një shërim të plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun”, shkroi ai.

Të nesërmen në mëngjes, People konfirmuan se Madonna ishte kthyer në shtëpi dhe po vazhdonte të shërohej. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori