LAJMI I FUNDIT:

Macron: Tensionet në Kosovë janë ulur pak – jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit

Macron: Tensionet në Kosovë janë ulur pak – jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset gjatë një paraqitjeje para studentëve në Universitetin e Lozanës është pyetur edhe lidhur me situatën Ballkan, rrjedhimisht tensionimin e situatës në Kosovë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist. 

Siç njofton “24heures”, Macron i pyetur për tensionimin e situatës në Kosovë ka thënë aktualisht se janë “ulur pak”.

“Tensionet janë ulur pak….”, tha ai.


Ai shpreson se liderët e dy “kampeve” të ndryshme, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ndjekin ‘udhërrëfyesin’ që është vendosur.

Presidenti francez po ashtu ka thënë se është i shqetësuar, por jo i frikësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë.

“Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori