LAJMI I FUNDIT:

Macron përpiqet të rikthejë kontrollin pas protestave dhe sulmit në Strasburg

Macron përpiqet të rikthejë kontrollin pas protestave dhe sulmit në Strasburg

Presidenti francez, Emmanuel Macron po përpiqet të rifitojë kontrollin në vend, pas përballjes për një muaj me protesta dhe një sulmi të ri terrorist.

Ai sot mbajti takimin javor të qeverisë dhe bisedoi me kompanitë e mëdha publike dhe private, ku i inkurajoi ato që t’u japin punonjësve bonuset vjetore të pashfrytëzuara.


Po ashtu, nga zyra e Macronit u njoftua se ai është në proces të një hetimi për sulmin e kryer në Strasburg dhe janë në kërkim të një sulmuesi.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Benjamin Grivo, Macron tha se kërcënimi terrorist vazhdon të jetë një problem esencial në jetën e kombit francez. /kp/Telegrafi/