LAJMI I FUNDIT:

Macron e Morrison “pa zë”, Putin “i hutuar” – pamjet që tregojnë situatat me të cilat u përballen liderët politikë, gjatë samitit virtual rreth klimës

Macron e Morrison “pa zë”, Putin “i hutuar” – pamjet që tregojnë situatat me të cilat u përballen liderët politikë, gjatë samitit virtual rreth klimës

Një seri problemesh teknike në samitin amerikan të klimës ndërprenë një fjalim të presidentit francez Emmanuel Macron, e lanë presidentin rus Vladimir Putin të hutuar ndërsa kryeministri australian Scott Morrison “mbeti pa zë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Macron ishte vetëm disa minuta në një fjalim në lidhje me urgjencën e veprimit të klimës kur Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken e ndërpreu dhe tha “Faleminderit shumë z. President, unë tani ia jap fjalën presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin”.


Macron duket se nuk e dëgjoi këtë dhe vazhdoi të fliste ndërsa kamera kalonte në dhomën e takimeve në Uashington ku presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i dërguari i SHBA-së për klimën John Kerry dhe Blinken po shikonin Putinin në një ekran të madh ndërsa Macron – që nuk dukej në kran – vazhdon të flasë.

Pastaj zëri ndërpritet ndërsa Putini duket në mëdyshje duke u konsultuar me një ndihmë pas tij ndërsa ai pret që të aktivizohet mikrofoni i tij.

Ndërkohë më vonë, Morrison filloi t’i drejtohet samitit duke mos kuptuar se ishte “pa zë” në lidhjen e tij përmes videos.

Biden po pret samitin dy-ditor të ndryshimeve klimatike, në të cilin Shtetet e Bashkuara shpresojnë të rikthejnë besueshmërinë e tyre të shkatërruar në ngrohjen globale, mes shqetësimeve ndërkombëtare se angazhimi i Amerikës për një ekonomi të energjisë së pastër mund të zhvendoset në mënyrë drastike nga një administratë në tjetrën.

Biden ftoi 40 udhëheqës botërorë për të diskutuar masa të reja për të forcuar zotimet që ata bënë për të ulur emetimet sipas marrëveshjes së klimës së Parisit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Kalo në kategori