LAJMI I FUNDIT:

Macron: Brexiti është sinjal alarmi historik për Bashkimin Evropian

Macron: Brexiti është sinjal alarmi historik për Bashkimin Evropian

Dita e Brexitit është një “sinjal alarmi historik” për Evropën që të jetë më e thjeshtë dhe demokratike, tha presidenti francez Emmanuel Macron, vetëm pak orë pasi që Britania e Madhe edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian, shkruan euronews.

Ai tha se asgjë nuk do të ndryshojë “në mënyrë praktike” lidhjet mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, por ka paralajmëruar se “nuk do të jenë marrëdhënie të njëjta”, duke shtuar se “populli britanik vendosi të largohet nga Bashkimi Evropian” dhe se sipas tij “nuk do të kenë më të drejta të njëjta”, transmeton Telegrafi.


Ai këto komente i bëri nga pallati presidencial Elysse në Paris, ku ditën e premte e quajti “dita që flet”.

“Është një sinjal alarmi historik që duhet ta dëgjojë secili shtet i yni dhe të dëgjohet nga çdo evropian dhe të na bëjë të mendojmë”, shtoi ai.

Macron tha se 27 vendet tjera të BE-së duhet ta bëjnë Evropën më “sovrane dhe demokratike, të jenë më të afërt me qytetarët e tyre dhe më të thjeshtë me qëllim që të mund të rindërtojnë projektin evropian”.

“Është një ditë e pikëlluese, që nuk duhet ta fshehim. Gjithashtu është një ditë që duhet të na tregojë se duhet të vazhdojmë ndryshe. Të ndërtojmë me përkushtim dhe me efektivitet më të madh Bashkimin Evropian”, shtoi presidenti francez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori