Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi të enjten se kufizimi i mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, Kievit mund t’ia sjell humbjen dhe të shkatërrojë besueshmërinë dhe sigurinë e Evropës.
“Nëse Rusia e fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të reduktohet në zero”, tha Macron në një intervistë me transmetuesit francezë TF1 dhe France Television.
Duke e quajtur konfliktin në Ukrainë “ekzistencial për Evropën tonë dhe për Francën”, lideri francez tha se kushdo që mbron “kufizimet” në ndihmën për Ukrainën – “zgjedh humbjen”.
Ai tha se kishte “shumë kufizime në fjalorin tonë” që nga pushtimi rus në muajin shkurt të vitit 2022, raporton lemonde.
“Dy vjet më parë ne thamë se nuk do të dërgonim kurrë tanke. E bëmë. Dy vjet më parë, ne thamë se nuk do të dërgonim kurrë raketa me rreze të mesme veprimi. Ne bëmë”, tha ai.
“Ata që thonë ‘të mos mbështesim Ukrainën’ nuk bëjnë zgjedhjen e paqes, ata bëjnë zgjedhjen e humbjes”, shtoi 46-vjeçari.
Franca ka “të gjitha opsionet” në tryezë për mbështetjen e Ukrainës, tha Macron.
“Nëse situata përkeqësohet, ne do të jemi gati” për të parandaluar fitoren e rusëve, por ai gjithashtu tha se vendi i tij “nuk do të shkonte kurrë në ofensivë”.
“Ne kurrë nuk do të marrim iniciativën. Jo në atë situatë”, shtoi udhëheqësi francez, i cili u pyet edhe për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë. “Ne nuk jemi në atë situatë sot”, u përgjigj presidenti francez.
Ndryshe, Macron shkaktoi polemika muajin e kaluar kur tha se nuk përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë. Gjermania, Polonia, Italia, Britania e Madhe dhe NATO menjëherë reaguan duke thënë se nuk do të dërgonin trupa në shtetin ukrainas për të luftuar kundër Rusisë /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania