LAJMI I FUNDIT:

Macja e vendosur të fle në kutinë e papërshtatshme (Video)

Macja e vendosur të fle në kutinë e papërshtatshme (Video)

Një mace e re, që quhet Hosico, është bërë hit në internet, për vendosmërinë që ka për të fjetur në një vend të pazakonshëm.

Kafsha që ende nuk i ka dy vjet, shihet e shtrirë në një kuti kartoni me disa ndarje, prej së cilës besohet të jetë nxjerrë një aparat elektrik, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk ia del të rehatohet dhe të zë vend si duhet, macja me ngjyrë portokalli dhe sy të gjelbër nuk i ndalon përpjekjet.

Madje, për një moment Hosico që jeton në Moskë të Rusisë, merr frymë thellë nga vështirësitë që i përjeton dhe vazhdon të qëndrojë shtrirë. /Telegrafi/