LAJMI I FUNDIT:

Macja e ndjek dhe e përzë ariun nga oborri i pronarit të saj

Macja e ndjek dhe e përzë ariun nga oborri i pronarit të saj

Kamera e sigurisë së një burri nga New Hampshire kapi momentin kur një ari i cili u fut në një oborr u përzu nga një mace e patrembur.

Videoja e Mark Lacroix tregon ariun që endet në oborrin e tij në Thornton përpara se të shikojë pas dhe të ikë me shpejtësi.


Disa momente më vonë, shkaku i arratisjes së ariut zbulohet të jetë një mace e racës Maine Coon e quajtur Bruno, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Teksa arinjtë mund të përbëjnë një rrezik për kafshët e vogla shtëpiake, Bruno nuk është macja e parë që bën një nga grabitqarët të ikë nga prona e pronarit të saj.

Kjo pasi që ka raste të ndryshme kur macet tregojnë guxim duke i ndjekur dhe larguar arinjtë nga oborret e shtëpive. /Telegrafi/