Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë filluar të takohen që një kohë.

Muajin e kaluar ata bënë debutimin me një romancë dashurie dhe javën e fundit ata kanë folur për lidhjen që tanimë kanë krijuar.


Tani, dyshja kanë marrë një hap tjetër: zyrtarizmin e lidhjes në Instagram.

Screenshot 3 41 Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (Foto: YouTube)

MGK ndau fotografinë e parë të përbashkët të tyre në rrjetet sociale me përshkrimin: “isha duke pritur një kohë të gjatë të të gjej përsëri”.

Çifti, që punuan bashkë në këngën “Bloody Valentine” në maj - gjithashtu janë duke punuar në një film që titullohet “Midnight in the Switchgrass”.

Screenshot 4 27 Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (Foto: YouTube)

Lidhja e re e 34 vjeçares vjen pas ndarjes së saj nga partneri Brian Austin, me të cilin ishte në një romancë për më shumë se një dekadë.

Ky i fundit po ashtu pas ndarjes u raportua se ka filluar një lidhje të re me yllin e njohur televiziv, Courtney Stodden. /Telegrafi/

v3imagesbindfc9deee5860c7deb7754cd2a20ae1f3 2ich1oiryb2jhr5tiu2 t1880 e1592389057390  1 Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto: Getty Images/Guliver)